E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjela: Berisha s’e pranon marrëveshjen



Kryetari i Partisë Ligj me Drejtësi, Spartak Ngjela, deklaroi dje në mitingun e opozitës se kreu i Qeverisë, Sali Berisha, ka refuzuar marrëveshjen e kompromisit, të ardhur nga ndërkombëtarët. Sipas Ngjelës, Berishës i duhet treguar vendi. "Zotërinj, sot në tryezën e këtij Kryeministri është hedhur kompromisi i Shteteve të Bashkuara i propozuar nga SHBA-të, Bashkimi Evropian dhe OSBE dhe ky palaço i rrugës, që nuk bën gjë tjetër veçse pret shirita rrugës, nuk pranon kompromisin e epiqendrës perëndimore. Atëherë pse duhet ta pranojmë ne këtë njeri? Nga ky shesh duhet t'i tregojmë vendin. Nuk ka pranuar sot gjithë ditën këtë kompromis dhe besoj se e keni parë rregullisht në të gjitha mediat shqiptare. Jo vetëm që nuk i përgjigjet frymës dhe dëshirës suaj, por në të njëjtën kohë nuk duket as në Shqipëri. ç'është ky Kryeministër që ka frikë nga populli i vet?!", deklaroi Ngjela dje në mitingun e opozitës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›