E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta me të rinjtë në Shkodër: “LSI-ja garanton të ardhmen tuaj të sigurt”



Kreu i LSI-së, Ilir Meta, zhvilloi dje një takim me të rinj dhe të reja të LRI-së në Shkodër. I shoqëruar nga kandidatët për deputetë të LSI-së në Shkodër, Sokol Axhemi, Seit Fishta, Nora Malaj, Vjollca Vuçini dhe Ylljon Hasanaj, Meta shprehu besimin në një fitore të sigurt të LSI-së në Shkodër, pasi sipas tij, “gjithë këta të rinj energjikë, që mbështesin pa rezerva LSI-në, e garantojnë këtë”. Meta tha se LSI-ja është garancia për një të ardhme të sigurt jo vetëm për të rinjtë shkodranë, por për të gjithë të rinjtë shqiptarë. “Është koha për veprim, për t’i ofruar Shkodrës një alternativë, e cila ndihmon për të krijuar një të ardhme të sigurt për të gjitha familjet shkodrane dhe në mënyrë të veçantë për ata të cilat ndeshen çdo ditë me varfërinë, që ndeshen çdo ditë me papunësinë, me mundësitë e kufizuara për të shkolluar fëmijët e tyre. Më pas Meta u uroi suksese kandidatëve të LSI-së, në fushatën elektorale dhe në zgjedhjet e 28 qershorit.

8 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›