Meta, ministrave: Dorëzoni brenda 20 tetorit ç‘keni bërë për integrimin
Procesi i integrimit në BE dhe liberalizimit të vizave do të angazhojë administratën publike maksimalisht në 9 ditët e ardhshme. Shkak për këtë është bërë një letër zyrtare, e cila është dërguar ditën e premte në të gjitha ministritë nga zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta. Ky i fundit, i ngarkuar nga Këshilli i Ministrave me detyrën e drejtuesit të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE dhe liberalizimit të vizave u ka kërkuar ministrave të dorëzojnë brenda datës 20 tetor të gjitha materialet dhe detyrat që ata kanë plotësuar për integrimin e vendit. 15 ministrat e kabinetit "Berisha‘ kanë marrë urdhrin e parë zyrtar nga zëvendësi i Kryeministrit Berisha, njëkohësisht edhe ministër i Jashtëm, Ilir Meta.
Brenda 9 ditëve, administrata publike duhet të ketë bërë të gjitha detyrat e shtëpisë që faktori ndërkombëtar ka përcaktuar për Shqipërinë për të kërkuar statusin e vendit kandidat, integrimin në BE, por edhe atë që kërkohet më shumë se çdo gjë nga të gjitha shtresat në vendin tonë, lëvizjen e lirë në vendet shengen. Më 20 tetor, ministri i Jashtëm pritet të ketë në tryezën e tij të gjitha detyrat që secila ministri ka plotësuar për ta çuar Shqipërinë drejt rrugës europiane. Procesi i integrimit të vendit është vonuar jo pak nga papërgjegjshmëria e qeverive, politikës, por edhe punës jocilësore të administratës. Detyra e qeverisë së re të integrimit europian është reduktimi i kurbës në ngjitje të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nënshkrimi i MSA-së mund të cilësohet si një arritje në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, por tani ka ardhur koha që vendi ynë të plotësojë detyra të tjera.
Procesi i integrimit
Tashmë që detyra e liberalizimit të vizave dhe integrimit në BE i janë ngarkuar ministrit Meta, ky i fundit nuk ka humbur kohë dhe u ka lënë kolegëve të tij afat deri në datën 20 tetor për të bërë të gjitha detyrat e kërkuara nga ndërkombëtarët për çështjen e integrimit. Ky vendim ka ardhur në një moment kyç kur Shqipëria pret përgjigje për statusin e vendit kandidat, por edhe në fokusin qendror është liberalizimin e vizave për të gjithë shqiptarët brenda vitit 2010. Duket se qartë se nëse diplomacia shqiptare ia arrin qëllimit apo dështon në këtë përpjekje, pjesën më të madhe të faturës do ta marrë dhe paguajë ministri i Jashtëm dhe zv/kryeministri, Ilir Meta.
Detyrat e ministrave
Ministrat kanë qenë të pajisur me një axhendë pune për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga MSA dhe integrimi në BE nga një tjetër anëtare e kabinetit, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu. Administrata e papolitizuar është një ndër kushtet kryesore të kërkuara nga Bashkimi Europian për Shqipërinë dhe për këtë duhet të japë përgjigje Ministria e Brendshme ku një prej detyrave të saj ka qenë ndryshimi i ligjit për statusin e nëpunësit civil. Monitorimi i kufirit është një tjetër detyrë e cila është në kompetencën e Ministrisë së Brendshme. Tjetër detyrë klase për ministrin Basha është edhe shtesa në Kodin Penal kundër shfrytëzimit të fëmijëve dhe amendimi i ligjit për azilin. Po ashtu, Ministrisë së Brendshme i kërkohet edhe miratimi i draftit të luftës kundër terrorizmit. Ministria e Drejtësisë do të japë përgjigje për sistemin gjyqësor, sistemin e përmbarimit dhe administratën e gjyqësorit. Ministria e Financave do të japë të dhëna për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, duke paraqitur fakte për zbatimin e politikës fiskale, me qëllim konsolidimin fiskal dhe ruajtjen e inflacionit në nivel të ulët, si dhe qëndrueshmërinë e jashtme, vazhdimi i reformës fiskale me qëllim forcimin e kapaciteteve administrative tatimore dhe përmirësimin e kapaciteteve për menaxhimin e borxhit.
Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme duhet të përgatisë projektligjin për vizën e re pullë për hyrjen në Republikën e Shqipërisë.
E.A