E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta në Berat: “LSI-ja do ta nxjerrë Berishën në pension”



“Kryeministri Sali Berisha ka mbushur moshën e pensionit dhe duhet të dalë me çdo kusht në 2009-n në pension. Rama i ka dhënë pushtet Berishës duke çuar të majtën në opozitë. Shqiptarët nuk do të pajisen me karta identiteti në zgjedhjet e 2009-s. Rama e Berisha janë dashuruar me njëri-tjetrin". Me këto deklarata i është drejtuar elektoratit të tij në Konferencën e Dytë të LSI-së së Rrethit Berat, kryetari i kësaj partie, Ilir Meta, duke
theksuar se nga kjo konferencë LSI-ja do të dalë shumë më e fortë, me struktura të votuara dhe me një shumëfishim të anëtarësimeve të reja në rrethin e Beratit. Meta i ka cilësuar qëndrimet e kryetarit të PS-së Edi Rama si qëndrime të dyfishta, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me aspiratat, mendimet dhe shqetësimet e të gjithë anëtarëve të partisë socialiste, që nuk janë pyetur asnjëherë në vendimet e marra. Konferenca e Dytë e LSI-së në rrethin e Beratit ka zgjedhur edhe kryetarin e saj të ri. Pas një procesi të qetë votimi, me një pjesëmarrje në votim prej rreth 90%, mes 2 emrave për kryetar të kësaj partie nëBerat, Adriatik Hasanbasha dhe Petrit Sinaj, u emërua kryetar Petrit Sinaj, me 153 vota nga 180 votat e të deleguarve.

5 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›