Porno Palin
Mbreti i pornografisë realizon film me drita të kuqe mbi kandidaten për zëvendëspresidente
Që nga kohëra antike, seksi dhe politika kanë qenë të ndërthurur me njëri-tjetrin. Për ta bashkuar edhe më shumë këtë binom ka menduar gjatë viteve edhe mbreti i tornos, Lerri Flint. Tani prodhuesi i famshëm amerikan ka ndërmend të nxjerrë në treg një produkt, i cili që tani ka shkaktuar bujë të jashtëzakonshme. Filmi titullohet “Porno Palin”, ku protagonistja është gjetur dhe sipas mediave amerikane prodhimi pornografik është në fazë montazhi. Për sa i përket daljes së tij në publik, nuk dihet ende data e saktë, por natyrisht që do të jetë përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, ku Sarah Palin do të garojë për zëvendësen e shefit të Shtëpisë së Bardhë. Flint njihet si amerikani që ka ngritur një perandori të tërë nga filmat pornografikë, megjithëse është prej dekadash njëri prej mbështetësve më të mëdhenj në luftën për të drejtat civile në SHBA. Mesa duket, tani ka vendosur t’i bashkojë të dy pasionet e tij, dhe brenda tetorit pritet që të nxjerrë në treg të parën DVD me porno politike, ku protagonistja, një aktore e filmave me drita të kuqe, do të jetë sozia e Sarah Palin. Mes Partisë Republikane dhe themeluesit të revistës vetëm për meshkuj “Hustler” nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie të mira. Kjo gjë u pa qartë nga blogu i tij politik, ku ai kritikon ashpër kandidaten e konservatorëve për zëvendëspresidente. Sipas agjencisë së lajmeve “New York Daily News”, ai ka nisur projektin e këtij filmi menjëherë pas mbylljes së Konventës së Republikanëve. Në uebsajtin e tij u vendos një njoftim, ku thuhej se kërkohej një aktore sozi ose tepër e ngjashme me Sarah Palin për rolin e protagonistes së një filmi erotik. Shpërblimi? I barasvlershëm me 2.150 euro vetëm për 10 ditë filmime. Dhe si i zoti që është, duket se e ka filmin gati. Gazeta thotë se për të interpretuar guvernatoren e Alaskës është përzgjedhur modelja dhe aktorja porno 36-vjeçare, Lisa Ann. Siç shpjegon vetë prodhuesi 65-vjeçar i filmit në uebsajtin e tij, filmi i tij hit nuk do të jetë thjesht seks. Vetë Flint ka bërë publike pjesë nga skenat e këtij filmi, që mund të gjenden lehtësisht në forumin e tij online. Skenari parashikon mes të tjerash një skenë të nxehtë mes Palin, senatores Hilari Klinton dhe sekretares së Shtetit, Kondolesa Rais. Një prej partnerëve meshkuj do të jetë rusë, pikërisht për të tallur gafën e guvernatores 44-vjeçare, që gjatë një interviste televizive e cilësoi afërsinë fizike të Alaskës me Rusinë, si pjesë të kurrikulumit të saj në politikën e jashtme.