PR-ja nis përgatitjet për fushatën zgjedhore
Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, i shoqëruar nga anëtarë të Kryesisë, morën pjesë në mbledhjen e Asamblesë Rajonale të Prefekturës së Shkodrës. Mediu në fjalën e tij e vuri theksin në rëndësinë që ka kjo strukturë në organizimin e koordinimin e degëve të partisë që bëjnë pjesë në Prefekturën e Shkodrës për t’u paraprirë zgjedhjeve parlamentare të 2009-s. “Organizimi i degëve në funksion të zgjedhjeve të 2009-s, dega e PR-së në Prefekturën e Shkodrës duhet të fillojë që tani duke u shtrirë deri në komunën më të thellë dhe duhen propozuar kandidaturat për deputetë në legjislaturën e ardhshme, të cilët duhet të gëzojnë reputacion dhe mbështetjen e të gjitha grupeve të interesit. Hapja e zyrave elektorale të PR-së është një nga elementet kryesore të organizimit elektoral”,- është shprehur Mediu.
5 Tetor 2008