Meta në Bulqizë, prezanton kandidatët dhe premton statusin e minatorit
Autori i Lajmit: Suela Topi
Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta zhvilloi dje një takim me minatorët e Bulqizës. Së bashku me drejtues të tjerë të LSI-së, Meta ishte brenda në galeritë e minierës së Bulqizës, rreth 800 metra nën tokë dhe bisedoi me minatorët lidhur me problemet me të cilat përballen ata dhe kryesisht për kushtet e punës. Në fjalën e tij, gjatë takimit me minatorët, kreu i LSI-së tha se kriza ekonomike ka trokitur tashmë në Shqipëri dhe të parët që po e ndiejnë atë janë minatorët, të cilët punojnë për të siguruar bukën e gojës për vete dhe familjet e tyre, në kushte tepër të vështira. Meta shprehu keqardhjen që shumë minatorë, kolegë të tyre, kanë humbur edhe jetën për të ushqyer fëmijët. Ndërkohë, kreu i LSI-së akuzoi Qeverinë se nuk ka bërë asgjë për “Statusin e Minatorit” dhe ka lënë minatorët të punojnë në kushte tepër të rënda pune. Meta kritikoi faktin se Qeveria ngulmon të thotë se nuk ka krizë ekonomike, kur e di shumë mirë që industria e mineraleve është në kolaps dhe vendet e punës çdo ditë po mbyllen nëpër miniera. Në këtë drejtim, kreu i LSI-së premtoi angazhimin e partisë së tij që minatorët jo vetëm të mos humbasin vendet e punës, por që të investohet sa më shumë në sektorin minerar, në mënyrë që të krijohen qindra vende të reja pune. Gjithashtu, Meta u premtoi minatorëve se LSI do të angazhohet që, pas 28 Qershorit, të diskutojë se bashku me minatorët “Statusin e Minatorit” dhe ta votojë në Parlament. “LSI angazhohet jo vetëm që ju të mos humbisni vendet e punës, por që të investojë shumë më tepër që shfrytëzimi i burimeve minerale të krijojë qindra vende të reja pune dhe punësim dinjitoz për të gjithë banorët në këtë zonë të varfër. Ky është angazhimi ynë i palëkundur. LSI angazhohet që së bashku me ju të diskutojë “Statusin e Minatorit” dhe mbasi të kemi rënë dakord, ta votojmë në Parlament”,- u shpreh kreu i LSI-së gjatë takimit me minatorët në minierën e Bulqizës. Meta gjithashtu garantoi minatorët, se në qeverisjen e LSI pas fitores më 28 qershor, mosha e pensionit për minatorët do të ulet. Gjatë ditës së djeshme, kreu i LSI zhvilloi takime me qindra banorë të Bulqizës dhe Klosit, ku janë prezantuar dhe kandidatët për deputetë të LSI-së në këto zona, Ilir Balla, Agim Hysa dhe Lutfije Meta. LSI theksoi ai, pohon se tani është Koha për Veprim, sepse deri më sot shqiptarët janë ngopur me fjalë të bukura, me premtime e gënjeshtra elektorale.
S.T
Ky lajm është publikuar: 01/04/2009