E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Shkelja e ligjit për buxhetin, deficiti 35 milionë dollarë

Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste vijon akuzat për shkelje të buxhetit të shtetit. Deputeti socialist Andis Harasani tha dje se vetëm dy ditë pasi u bë publik buxheti faktik i dymujorit të 2009 ku në zërin e të ardhurave, ligji i Buxhetit është shkelur, duke treguar vetëm në 2 muaj, një deficit prej 35 mln USD. “Jemi para jush sot, jo thjesht për t i kujtuar shtypit dhe gjithë shqiptarëve sesi Berisha dhe Berishët çirreshin para 2005 duke akuzuar këdo për gjithçka në lidhje me kazinotë, por për të ngritur me shqetësim zërin tonë për vendimin e pastër klientelist të ndërmarrë nga qeveria në datën 25 mars 2009, ku vetëm tre muaj pas hyrjes në fuqi, rishikohet ligji “Për taksat kombëtare", por duke prekur vetëm tarifat që duhet të paguajnë subjektet, të cilat operojnë në fushën e lojërave të fatit, si për sa u përket licencave, ashtu edhe detyrimeve vjetore ndaj Buxhetit të Shtetit”, - deklaroi Harasani. Deputeti i PS-së theksoi edhe se është e papranueshme të mendosh se ky ish-kampion i luftës kundër kazinove, njeriu që premtoi që do të hiqte dhe kazinonë në qendër të kryeqytetit, sot, vetëm 4 vite më vonë, u fal pa asnjë përgjegjësi 28 milionë dollarë pronarëve të ardhshëm të këtyre kazinove në bregdet. Harasani tha se me kaq para mund të paguheshin 2.8 milionë karta identiteti për ata shqiptarë që kjo politikë e vjetër i ka lënë në gjendje të mjerueshme.

Ky lajm është publikuar: 01/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›