Rama: “Berisha rriti taksat ndaj biznesit, jo Bashkia”
Autori i Lajmit: Suela Topi
Taksat vendore ndaj biznesit të vogël janë kthyer në mollën e sherrit mes Kryetarit të Partisë Socialiste, njëkohësisht kryebashkiak i Tiranës, Edi Rama, dhe kryeministrit Sali Berisha. Krerët e dy partive të mëdha fajësojnë njëri-tjetrin për rritjen e taksave për këto biznese. Rama akuzoi qeverinë Berisha se po rrit në mënyrë të papërballueshme barrën për biznesin e vogël si dhe po akuzon dhe shpif ndaj zyrtarëve që qeverisin pushtetin vendor. Ai shtoi se nuk ka asnjë barrë të rritur fiskale mbi sipërmarrjen e vogël, përkundrazi biznesi i vogël sot ballafaqohet përveç efektit të krizës, por edhe me tatimin mbi fitimin, që është një tjetër taksë e re e qeverisë. Kryesocialisti theksoi se në 2005-ën Berisha u mori votën biznesmenve të vegjël duke u premtuar përgjysmimin e taksave, ndërsa sot ai i takson me 10 për qind tatim mbi fitimin.
Deklarata
Rama i bën thirrje Qeverisë të sillet në mënyrë të përgjegjshme në raport me pushtetin vendor dhe me sipërmarrjen. “Dëshiroj të vë theksin tek fakti që nuk ka asnjë barrë të rritur fiskale nga ana e pushtetit vendor, as nga ana e Bashkisë së Tiranës mbi sipërmarrjen e vogël. Por, përkundrazi, biznesi i vogël sot ballafaqohet përveç efekteve të krizës, edhe me efektin e një tatimi mbi fitimin që është një taksë e re, e vendosur nga qeveria shqiptare, që me bilancet e kolauduara të vitit 2008, do të fillojë të prekë xhepat e biznesmenëve të vegjël këtë vit”, - tha Rama ndërsa kujtoi se Berisha u mori në vitin 2005, votën biznesmenëve të vegjël, duke u premtuar përgjysmim të taksës të tyre, por sot ai i takson ata po njësoj, si të gjitha kompanitë e tjera, deri tek ato më të mëdhatë, me 10 për qind tatim mbi fitimin. “Pra, ky tatim prek sot biznesin e vogël, dhe bën që praktikisht ky biznes të vuajë nga njëra anë efektet e para të një krize që po prek çdo ditë e më gjerë në hapësirën shqiptare, duke u fokusuar, pa dyshim, tek sipërmarrja e pastaj për shkak të sipërmarrjes edhe te familja shqiptare, dhe nga ana tjetër duhet të përballet me këtë tatim i cili është për biznesin e vogël një befasi shumë e papërshtatshme në kohën që vjen”, - tha Rama. Duke iu kundërpërgjigjur akuzave të Berishës për rritjen e taksave nga pushteti vendor, ai shpjegoi se Kryeministri qëllimisht ngatërron tarifat e shërbimit në qytet, të cilat nuk janë taksa të vendosura për arsye politikash, por janë tarifa që bazohen tek kostot e shërbimeve, si pastrimi, gjelbërimi, ndriçimi apo mirëmbajtja. Rama tha se në një moment krize pushteti vendor ashtu si në çdo vend tjetër ka nevojë për mbështetje me paketa të posaçme, në mënyrë që të mos bjerë as cilësia e shërbimeve për qytetarët dhe as oferta e investimeve për të çuar përpara punët e qytetit. Por gjithashtu sipas tij, duhet të mbështet dhe sipërmarrja, e cila është pjesa e prekshme e një krize të mundshme. “Pikërisht në këtë kohë Kryeministri dhe qeveria, jo vetëm nuk bëjnë asgjë në drejtimin e duhur, por ecin në drejtim tërësisht të gabuar, duke rritur në mënyrë të papërballueshme barrën për biznesin e vogël dhe sigurisht duke rritur paralelisht edhe malin e akuzave dhe shpifjeve ndaj kundërshtarëve që qeverisin në nivel vendor”,- tha ai. Rama sqaroi se sot biznesi i vogël nuk ka më barrën e lehtësuar, e cila iu premtua në vitin 2005 por tatohet njësoj si biznesi i madh. Për këtë arsye, tha kreu i selisë rozë, më 28 qershor na duhet ndryshimi i madh, i cili do t i japë fund arbitraritetit dhe rrëmujës që Sali Berisha ka futur në të gjithë sektorët e vendit.
Ky lajm është publikuar: 01/04/2009