Meta në Bundestagun gjerman, merr pjesë në konferencën Ekonomike të Burimeve Natyrore

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ndodhet për një vititë në Gjermani. Vizita e zotit Meta vjen në kuadrin e pjesmarrjes në Konferencën Ekonomike të Burimeve Natyrore në Bundestag, në cilësinë e të ftuarit nga pala gjermane. Konferenca, e cila fokusohet në strategjinë e BE-së dhe sigurinë e burimeve natyrore është përshëndetur nga kancelajrja gjermane, Angela Merkel. Gjatë qëndrimit në Gjermani, zoti Meta pritet të realizojë takime me personalitete të ndryshme të politkës gjermane.