Meta në Kukës: LSI plan punësimi, kryeministri aktual plane zhgënjimi
KUKES – Lëvizja Socialiste për Integrim prezantoi sot në Kukës kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit. Lideri i LSI-së Ilir Meta ftoi qytetarët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës që t’i besojnë LSI-së, si forca që do të garantojë rotacionin dhe ndryshimin.
“Të votëbesojmë një ndryshim plebishitar, të vendosim një lidership të ri që na sjell më afër me Europën dhe perëndimin dhe që i jep fund përplasjeve dhe rrugës së izolimit, që i jep zgjidhje mundimit dhe halleve tuaja. Shqetësimi i shqiptareve nuk është karrigia e Berishës, të cilën mund ta marrë me vete pas 23 qershorit, por krijimi i vendeve të reja të punës.”- deklaroi Meta.
Më tej, kryetari i LSI-së theksoi sërish angazhimin e tij që përmes programit për punësimin, “ta verë Shqipërinë dhe shqiptarët në punë”.
“Të votojmë për një plan të vërtetë punësimi dhe jo për një plan zhgënjimi, siç është premtimi i kryeministrit aktual. Ju keni në dorë të votoni për një autostradë të sigurt që e çon Kukësin drejt BE dhe jo për një rrugë të vjetër konfliktualiteti”- theksoi Meta.
Për liderin e LSI-së, “zgjedhjet e 23 qershorit do t’i japin fund historisë së tranzicionit dhe do të nisin një perspektivë të re për të gjithë shqiptarët, atë të ecurisë së pandalshme në rrugën e integrimit dhe progresit ekonomik dhe social”.
Kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI-së në Qarkun Kukës, Apostol Goçi deklaroi:
“Miq dhe njerëz të besës. Jemi sot këtu para jush jo për t’ju kërkuar votën por për t’ju promovuar ju si njerëz të qëndresës. Ne nuk dimë të mos jemi mirënjohës. Ne nuk kërkojmë por dimë të jemi para jush si miku pranë mikut. Unë jam pranë jush si një mik, do të jem me ju pranë jush si mik. 4 vite më parë ju besuat tek unë 5 mijë vota. Nuk jua kam harruar të mirën dhe besimin. Këtë besim e çmoj si detyrimin tim karshi jush. Përherë do të jem borxhli me ju. Sot unë jam po ai besnik i katër viteve më parë me ju por me një sigur më të madhe, e shumëfishuar. Jam me një parti që ka një lider si Ilir Meta dhe jam pjesë e një koalicioni që fitoren e ka të pakthyeshme. Unë jam pranë jush sot jo si një premtues por si fitues që e shpërblen besimin. Jam me ju për t’ju shërbyer dhe koha e shërbimit ka filluar. Qofshim bashkë në këtë fitore o bij të kësaj treve kreshnike.”
(er.nu/BalkanWeb)