Votat, gati numërimi elektronik

Dje gjatë tryezës për Reformën Zgjedhore
Komisioni i Reformës Zgjedhore, video-konferencë me ekspertin nga Londra.
Eksperti: Sistemi të implementohet 18 muaj para zgjedhjeve.
Implementimi i sistemit të numërimit elektronik, sipas ekspertit John Bennett, zyrtar zgjedhor në Londër, kërkon të paktën 18 muaj kohë. I pyetur dje nga bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore gjatë video-konferencës së organizuar nga OSBE, eksperti anglez theksoi se afati kohor 15 muaj është realist, por, sipas tij, që palët të fitojnë besimin te sistemi dhe të mos hasen probleme gjatë procesit të numërimit, duhen të paktën një vit e gjysmë përpara. Eksperti anglez iu përgjigj interesit të deputetëve dhe shoqërisë civile lidhur me procesin e numërimit elektronik në Londër, të cilët procesin e përgatitjes së zgjedhjeve e nisin 36 muaj para ditës së votimit.
Damian Gjiknuri: Sigurisht që ka një herë të parë dhe ekziston dilema për ta përdorur apo jo këtë sistem numërimi elektronik. Dhe ju e keni pasur këtë dilemë në vitin 2002, kur e keni përdorur për herë të parë këtë teknologji. Çfarë faktorësh vendimtarë, përtej skepticizmit tuaj, ju bënë që të prezantoni në numërimin elektronik, pavarësisht skepticizmit të zhvillimit të një teknologjie krejtësisht të re?
John Bennett: Problemet që janë hasur në vitin 2002. Pati disa vonesa gjatë numërimit. Këto probleme nuk kishin të bënin me skanerët, por me logjistikën në aspektin praktik të tyre, me pluhurin që futej nga qendrat e numërimit në skaner. Nuk ishte faji i ofruesit të shërbimit, dhe mendoj që kjo ishte hera e parë që votuesit hasën një sistem të tillë elektronik, por besoj që është më e lehtë, që të numërohen kështu. Procesi i numërimit elektronik ishte eksperimentues në vitin 2002, por kjo funksionoi dhe prandaj ne e përsëritëm në vitin 2004 dhe në 2008-n. Çdo herë duke e rritur kontrollin tonë mbi programet që përdoreshin dhe funksionalitetin e tyre.
Ilir Rusmali: Ju keni një eksperiencë në tri palë zgjedhje në përdorimin e makinave për numërimin e fletëve të votimit dhe besoj se ka ndonjë statistikë për këtë punë. Sa është përqindja e fletëve të votimit nga totali 8 milionë fletë që keni ju për një palë zgjedhje që makina nuk i numëron dot dhe që duhen numëruar manualisht?
John Bennett: Me fletët e votimit në zgjedhjet lokale kërkoheshin dy shenja, zgjedhja e parë apo zgjedhja e dytë, dhe duhet të verifikoheshin manualisht. Por përqindja e fletëve që do të gjykoheshin nga ekrani herën e parë ishte shumë e lartë, dhe në atë kohë që u përdor ky sistem ishte 15%, ndërsa tani kemi kaluar në 7% të fletëve të votimit që kërkojnë verifikim. Tani njerëzit po mësohen me sistemin dhe nuk bëjnë aq shumë gabime.
Sulejman Xhala: Sipas eksperiencës tuaj në Londër apo njohurive, a besoni se një periudhë prej 15 muajsh për një qytet, ndoshta një vend si Shqipëria, ose një qytet tjetër i Anglisë me një sistem me dy fletë votimi, a mendoni se 15 muaj do të ishin të mjaftueshëm apo realistë për të implementuar një sistem numërimi?
John Bennett: Nga pikëpamja personale më bën të mendoj se 15 muaj janë realë dhe me 2 fletë votimi dy vota. Mendoj se ajo që e bën Londrën unike dhe fakti pse ne filluam 3 vjet përpara zgjedhjeve për shkak të përvojave të mëparshme, ku u përpoqëm që brenda 6 muajve të arrinim çdo gjë dhe problemet që hasëm na bënë që të reagojmë në këtë mënyrë. Me këshillën e komisionit zgjedhor vendosëm të lëmë 20 muaj kohë para zgjedhjeve për zbatimin e metodës. Ne menduam që të arrinim më mirë se kaq dhe vendosëm të kishim në dispozicion 36 muaj. Mendoj se 15 muaj janë mjaftueshëm nëse doni të bëni dhe demonstrimin për mediat dhe partitë politike për të krijuar besim te sistemi që është i besueshëm dhe i mirë. Mendoj se do tju duhen 18 muaj për të arritur rezultatin e dëshiruar.
Viktor Gumi: Doja të dija dhe në këndvështrimin ligjor, cili është raporti midis administratës zgjedhore dhe administratës që kujdeset për këtë teknologji?
John Bennett: Ofruesi i teknologjisë mban përgjegjësi para meje dhe ne kemi përcaktuar rregullat. Kufijtë që janë midis aktiviteteve që janë për çdo palë përgjegjëse. Këta njerëz ofrohen nga pushteti vendor, dhe jo nga ofruesit e sistemit elektronik. Në këtë mënyrë ne sigurojmë që të mos ketë kontroll politik të të gjithë procesit. Që nga skanimi, verifikimi dhe gjykimi i fletëve të votimit. Sipas ligjit të vendit tonë, kushdo që është i pranishëm në qendrën e votimit, gjatë kohës që kryhet numërimi është i udhëzuar me ligj që të ruaj konfidencialitetin.
Arben Ristani
Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, u shpreh dje se ishte skeptik lidhur me përdorimin e teknologjisë, kryesisht në procesin e numërimit të votave. Ristani tha se synimi për zgjedhje të lira dhe të ndershme është afatgjatë, kurse për zgjedhjet e vitit 2013 synimi është që ato të jenë sa më të mira. Synojmë, sigurisht, në planin afatgjatë, të kemi zgjedhje të lira e të ndershme, dhe në planin afatshkurtër ti bëjmë zgjedhjet e 2013-s sa më të mira. Ne si KQZ i kemi dhënë përparësi vullnetit të zgjedhësit, pavarësisht nga shenja që ai bën në fletën e votimit. Pra mjaft që vullneti i tij të jetë i shprehur qartë, pavarësisht se shenja mund të ketë qenë disi e çuditshme, deklaroi Ristani.
Ilir Rusmali
Bashkëkryetari i Komisionit të Ligjeve kërkoi dje informacion nga eksperti anglez për rastet kur sistemi i numërimit të votave ka kolapsuar. Sipas John Bennett, në Londër, gjithnjë në marrëveshjet që nënshkruhen midis kontraktorit dhe qeverisë, parashikohen dhe rastet e skanerëve rezervë për ti zëvendësuar në rast se ka bllokime. Rinumërimi, sipas ekspertit anglez, nuk është kërkuar në asnjë rast për shkak të besimit që kanë palët te sistemi.
Numerimi elektronik
Zgjedhjet e Asamblesë së Londrës së Madhe (ALM)
Me numërimin elektronikAfati kohor
Në kushtet ideale
.Fillimi specifikimeve 36 muaj përpara zgjedhjeve
. Procesi i shpalljes në Gazetën Zyrtare të BE-së- 32 muaj përpara ditës së zgjedhjeve
. Tendera/demonstrimet 25/22 muaj përpara
. Shpallja e fituesit të kontratës 20 muaj para
. Testimi – 6 muaj përpara ditës së zgjedhjeve
. Trajnimi fillon 3 muaj përpara
. Sigurimi pajisjeve – 6 javë përpara
Kostot
Çmimet variojnë në varësi të:
numrit të projekteve;
numrit të qendrave të numërimit.
Londër
. 3+1 qendra numërimi dhe 3 fletë votimi
. 5.8 milionë votues dhe pjesëmarrja 50%
. 2012 – kontrata fillestare rreth 4.5 milionë euro
. 2016 çmimi parashikuar 3.5 milionë euro
Analiza e kostove dhe përfitimeve
. 3-4 ditë për numërim manual
. fundjava pushim
. kostot të reduktuara me numërim elektronik në vitin 2016
. më shumë saktësi
. kryetari i ri i Bashk