E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, kambisti qëllohet me tullë në kokë i grabisin 40 milion lekë

FIER- Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit. Kambistit Shefqet Bregasi i kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash prej 4o milion lekësh të vjetra. Grabitja është kryer nga tre persona të paarmatosur dhe të pamaskuar, shumë pranë banesës së kambistit në lagjen “Kastrioti”ku edhe jetonte.

Burime nga policia e Fierit bëjnë të ditur se kambisti ndodhet në gjendje të rëndë në spital pasi është qëlluar në kokë me një tullë. Policia ndërkohë është vënë në ndjekje të tre autorëve deri tani të paidentifikuar.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Fier, kambisti qëllohet me tullë në kokë i grabisin 4 milion lekë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›