E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta në Shkodër: Situata politike normale, opozita tensione artificiale

SHKODËR- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta në një takim në Shkodër, i ka cilësuar zgjedhjet e 8 Majit si mjaft të mira dhe demokratike. Sipas tij situatat e tensionuara krijohen nga politika e vjetër që nuk respekton ligjet dhe gjykatat, duke iu referuar kështu Partisë Socialiste.

“Situata politike në vend është tërësisht normale, tërësisht demokratike dhe e qendrueshme. Besoj se kjo u tregua më së miri në ditën e zgjedhjeve. Problemet e vetme që kanë ardhur janë pikërisht tensionimet artificiale të cilat vijnë pikërisht nga politika e vjetër e shantazhit mbi votën e lirë, mbi institucionet, nga mosrespektimi i rregullave të lojës demokratike dhe natyrisht që për cdo mosmarrëveshje fjalën e fundit e ka gjykata”, tha Meta.

Duke vazhduar akuzat e tij ndaj opozitës, Meta shprehu keqardhjen që sot flitet për integrimin në një kohë kur nuk respektohen institucionet.
“Vendimi i gjykatës është i detyruar për të gjithë. Cdo presion që i bëhet institucioneve është i papranueshëm dhe tregon qartë se në vendin tonë ka ende politikanë që flasin për integrimin europian por kanë mentalitete të cilat i takojnë një kohe që kemi lënë prapa me dekada”, theksoi lideri i LSI-së.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›