E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, e përplas treni, vdes 45-vjecarja

TIRANË- Një 45-vjecare në Tiranë ka gjetur sot vdekjen e menjëhershme pasi e ka shtypur treni. Ngjarja e rënde ka ndodhur pasditen e sotme në fund të rrugës Jordan Misja ku kalojnë dhe shinat e trenit.

45- vjecarja ishte duke ecur mbi shina dhe nuk ka dëgjuar sirenen e trenit të linjës Tiranë-Durrës që po vinte nga Durrësi drejt stacionit të trenit në Tiranë.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës ndërkohe që grupi hetimor mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet për zbardhjen e aksidentit.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›