E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Të rinjtë, energjia e uraganit të fitores së PD

Kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli zhvilloi një takim me të rinjtë e Shkodrës,  ku theksoi se të rinjtë janë shndërruar në pjesën më energjike të uraganit të fitores së PD.
Me pasionin dhe forcën e tyre ata mbështesin Partinë Demokratike se i bën të ndihen të rinj evropianë. Ata mbështesin Sali Berishën, se me të shohin lëvizjen e lirë për arsimim dhe punësim në Evropë. Ata mbështesin projektin evropian të Partisë Demokratike, se aty shohin ëndrrat e tyre të realizuara, tha Topalli. Ajo deklaroi se në 2005 të rinjtë shkodranë dhe të gjithë Shqipërisë i besuan PD, e cila mbajti premtimet për liberalizimin e arsimit, cilësinë e mësimdhënies dhe pajisjen e shkollave me kabinetet informatike. Në 2009  ata mbështesin me gjithë fuqinë e tyre Partinë Demokratike për të vijuar në mandatin e dytë projektet për të rinjtë, për shanse më të mëdha arsimimi, punësimi , lëvizjeje të lirë, deklaroi Topalli. Ndërsa të rinjtë shkodranë siguruan sërish Topallin, se do të votojnë numrin10 sepse ky numër përmban ëndrrën e tyre evropiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›