KQZ miraton raportin e Bordit të Monitorimit, mediat duhet të balancojnë kohën

Pasqyrimi i fushatës, TVSH, 300 minuta në disfavor të LSI
Katër ditë para zgjedhjeve Bordi i Monitorimit të Mediave ka prezantuar para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve raportin e katër të monitorimit të kohës radiotelevizive gjatë fushatës elektorale në operatorët publik dhe privat në vend. Për herë të parë që nga ngritja e këtij bordi, raporti është paraqitur në KQZ i firmosur nga të shtatë anëtarët e tij, të cilët në mungesë të vendosjes së standardit nga KQZ kanë gjetur si zgjidhje konsensusin brenda tyre. Ndërkaq, ndryshe nga herët e tjera, BMM edhi pranë KQZ me një raport të vetëm i miratuar në mënyrë unanime nga anëtarët e bordit, ndonëse sërish nuk ishin përfshirë si kohë fushate rreth 38 orë transmetim të qeverisë dhe kryeministrit.
KQZ me unanimitet të plotë ka vendosur balancimin e kohës televizive në media të ndryshme për dy partitë më të mëdha në vend, PD dhe PS. Sipas raportit operatorë të ndryshëm televiziv kanë shfaqur tendenca të kompensimit të kohës televizive për partitë e mëdha, por partitë të cilat kanë deri në 20 për qind të vendeve në parlament nuk po marrin kohën e përcaktuar me ligj. Sipas raportit, inaugurimet e Kryeministrit Berisha të cilat kanë në brendësi elemente të fushatës janë përfshirë në minutazhin e Partisë Demokratike ndërsa aktivitetet e Berishës që nuk i kanë këto elementë janë llogaritur në kohën që i takon kryeministrit. Kjo ka qenë një nga pikat më të nxehta që ka ndarë bordin e monitorimit të mediave në tre raportet e para, pikë e cila ka gjetur konsensusin e anëtarëve por jo zgjidhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Përfaqësuesit e partive politike në KQZ kanë shprehur shqetësimin në lidhje me periudhën e kompensimit të kohës televizive duke marrë parasysh se vetëm katër ditë kanë mbetur nga mbajtja e zgjedhjeve dhe koha e cila është në dispozicion të televizioneve për kompensim është e limituar. Për KQZ ky nuk është një problem pasi bordi do të ketë një raport përfundimtar ku mund të propozohen masa konkrete për televizionet e pa balancuara. Kështu, përfaqësuesit socialist në KQZ, shprehen shqetësimin që media të ndryshme nuk e kanë zbatuar vendimin e KQZ për balancimin e kohës së transmetimit të fushatës elektorale. Socialistët, gjithashtu i kërkuan BMM, që të pasqyrojë në detaje sesa e kanë balancuar TV kohën e partive pas apelit që u bëri KQZ. Gjatë shqyrtimit të raportit, BMB u shpreh se të gjitha mediat e monitoruara duhet të kompensojnë kohën e pasqyrimit të fushatës në favor të njërës apo tjetrës parti dhe i kërkoi KQZ të marri masat e duhura sa më shpejt. Ndërkohë, duke iu referuar raportit, mediat nuk kanë respektuar balancimin e kohës për partitë që kanë mbi 20 % të vendeve në parlamente, ndaj miratimi i djeshëm u kundërshtua ashpër nga përfaqësuesit e LSI në KQZ. Anëtarët e bordit dhe përfaqësuesit e PD, e justifikuan këtë padrejtësi me kohën që i kanë kushtuar disa televizione lokale LSI tepër PD dhe PS. Më konkretisht, sipas raportit, TVSH duhet të kompensojë në favor të LSI mbi 300 minuta transmetim në edicionet e lajmeve. Po ashtu edhe pjesa më e madhe e TV në kryeqytet duhet të kompensojnë LSI me kohë transmetimi në edicionet e lajmeve. Vetëm disa ditë më parë, BMM erdhi me dy raporte të ndryshme pranë KQZ, e si rrjedhojë nisën përplasjet midis socialistëve dhe demokratëve për përllogaritjen brenda minutazhit të inaugurimeve të Berishës, ku sipas PS, këto inaugurime i ka përdorur qartësisht si fushatë elektorale, ndërkohë BMM nuk i ka llogaritur në raport. Ndërkohë, po gjatë ditës së djeshme kanë nisur të ndihen ethet e para të zgjedhjeve në vendin tonë. Kur vetëm 3 ditë kanë mbetur nga dita e votimeve dhe partitë po përgatiten për takimet përmbyllëse të fushatës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nis dje shpërndarjen e materialit zgjedhor në të gjithë vendin. Bëhet fjalë për fletët e votimit të 3.84 milionë zgjedhësve, kutive të votimit, proces-verbalet, bojës matrikuluese dhe gjithë materialeve të nevojshme për procesin zgjedhor, që do të nisen sot nga Tirana për në 66 Komisionet Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve. Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar edhe listën e 34 vëzhguesve afatshkurtër të SHBA dhe të OSBE-ODIHR, mes të cilëve edhe vetë ambasadori amerikan, Xhon Uidhers.
***************************************************
GNV, dje skadoi afati për partitë
Dita e djeshme shënon afatin e fundit për subjektet politike të cilat janë të detyruara që të çojnë emrat e përfaqësuesve të tyre për ngritjen e grupeve të numërimit të votave. Problem ende për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve mbetet ndërrimi i këtyre anëtareve në momentin e fundit, çka bën që ata që janë pjesë e procesit pa u trajnuar më parë. Numërimi i votave do të ndiqet për herë të parë nga kamerat, përmes të cilave Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpalle drejtpërdrejt rezultatin. Instalimi i kamerave ka përfunduar në qendrat e numërimit të votave, brenda afatit, dhjetë ditë para zhvillimit të zgjedhjeve.