E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Beratin do e shndërrojmë në qytetin me potencialin më të madh turistik

Kryeministri Sali Berisha zhvilloi mitingun mbyllës të PD-së, për këtë fushatë elektorale në qytetin e Beratit, ku premtoi se në katër vitet që vijnë, ky qytet do të jetë një ndër qytet me potencial të jashtëzakonshëm turistik. "Berati i katër viteve që vijnë do të jetë Berati i potencialit të jashtëzakonshëm turistik, do të jetë Berati që do të mirëpresë qindra e mijëra turistë nga mbarë Evropa dhe bota, do t'i paraqesë atyre visaret e çmuara të trashëgimisë së tij kulturore, por edhe bukurinë mahnitëse të Tomorit dhe të zonave të tjera turistike", theksoi Berisha. Ai u premtoi banorëve të Beratit se në 4 vitet që vijnë qeveria e tij do të shumëfishojë investimet në këtë qytet, do të sistemojë çdo rrugë e rrugicë të tij, do të ndërtojmë një bulevard madhështor në anën tjetër të urës, gjithashtu sipas tij në lagjen Goricë, do të ndërtohet një bulevard me lulishte, që lidh rrugën kryesore të qytetit, me urën e re që qeveria ndërtoi në këtë mandat të parë qeverisës. Gjithashtu Berisha garantoi qytetarët e Beratit se projekti më energjik i qeverisë në katër vitet e ardhshme do të jetë boshti i Jugut. "Ai do të jetë projekti më kryesor i 4 viteve që vijnë, por dua gjithashtu t'u komunikoj vendimin e qeverisë, se do të asfaltojmë të gjithë rrugën që fillon në Berati dhe përfundon në Këlcyrë. Rrugë të reja do të ndërtojmë, rrugët  e vjetra nuk do t'i braktisim, por do t'i rindërtojmë ato", tha Berisha. Ndërkohë, ai garantoi fermerët e Beratit se qeveria jo vetëm do t'i urbanizojë dhe shndërrojë fshatrat në një standard të njëjtë me lagjet e qytetit, duke ju garantuar ujë të pijshëm 24 orë, por ajo do të mbështesë fuqishëm prodhimin bujqësor të tyre, gjithashtu do ti mbështesë fermerët dhe për çdo rrënjë agrum që do të mbjellin në tokën e tyre. Berisha ftoi qytetarët e Beratit,  që në 28 qershor të marrin pjesë në votime, duke votuar të gjithë së bashku për të ndërtuar evropiane, dhe për ta bërë Beratin me infrastrukturën më moderne dhe me potencialin e madh turistik. Gjithashtu ai  përuroi rrugën hyrëse të qytetit të Beratit, duke e cilësuar atë një ndër hyrjet më të bukura në Shqipëri, dhe e denjë për trashëgiminë kulturore të këtij qyteti. Ndërkohë, ai u premtoi beratasve se në mandatin e dytë do të asfaltohet rruga që fillon nga Berati dhe përfundon në Këlcyrë, si dhe do të asfaltohet çdo rrugë dhe çdo rrugicë e këtij qyteti. Rrugë të reja do të ndërtojmë, rrugët e vjetra nuk do t'i braktisim, por do t'i rindërtojmë ato. Berati i katër viteve që vijnë do të jetë Berati i potencialit të jashtëzakonshëm turistik, do të jetë Berati që do të mirëpresë qindra e mijëra turistë nga mbarë Evropa dhe bota, do t'i paraqesë atyre visaret e çmuara të trashëgimisë së tij kulturore, por edhe bukurinë mahnitëse të Tomorit dhe të zonave të tjera turistike", u shpreh Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›