E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta në Vlorë: “Plani ynë për veprim zgjidh problemet jetike të shqiptarëve”



Lideri i LSI-së, Ilir Meta, zhvilloi një takim me banorët e lagjes “Partizani” të qytetit të Vlorës. Në këtë takim Meta shoqërohej nga kandidatët për deputetë të LSI-së, Shkëlqim Selami, Besjan Pesha, Besnik Elezi, Harilla Thanasko etj. Në fjalën e tij në këtë takim Meta u shpreh se “Plani për veprim” është plani që e fut shoqërinë shqiptare në rrugën e qëndrueshme, por edhe të solidaritetit social, prandaj ai u bëri thirrje vlonjatëve që të votojnë më 28 qershor Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe të gjithë kandidatët e saj për deputetë në qarkun e Vlorës. “Plani ynë për veprim zgjidh problemet tuaja të mëdha, plani i LSI-së për veprim zgjidh problemet tuaja më jetike. Në radhë të parë është plani më realist, më shkencor, i cili garanton një program punësimi të qëndrueshëm për 100 mijë shqiptarë përgjatë katër viteve që vijnë, sidomos në bujqësi, në turizëm dhe në shërbime, dhe të jeni të sigurt se ky plan në radhë të parë favorizon zona të tilla turistike, sikurse është komuniteti juaj dhe zona e Vlorës. Plani ynë për veprim është plani që ndihmon gati 1 milion shqiptarë që të kapërcejë njëherë e mirë pragun e varfërisë. Është plani që e fut shoqërinë shqiptare në rrugën e qëndrueshme, por edhe të solidaritetit social, prandaj votoni Lëvizjen Socialiste për Integrim”, - tha kreu i LSI-së, Ilir Meta.

11 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›