Berisha vazhdon fushatën me përurime, pret shiritin e Rrugës Transballkanike
Kryeministri e vlerësoi rrugën një arterie jetike për Vlorën. Berisha ndalet në Orikum, premton internet në çdo shtëpi
Eljona Ballhysa
Kryeministri i vendit, njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vazhduar fushatën elektorale edhe gjatë ditës së djeshme duke prerë shirita përurimesh. Dje kryeministri Berisha përuroi përfundimin e punimeve në Rrugën Transballkanike në qytetin e Vlorës. Përfundimin e kësaj rruge kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi realizimin e një tjetër premtimi të qeverisë. Gjatë udhëtimit të djeshëm në Jug të vendit Berisha u ndal në Orikum, ku përuroi ndërtimin e unazës së këtij qyteti dhe rikonstruktimin e një shkolle 9-vjeçare. Në takim me nxënësit e kësaj shkolle Berisha premtoi se së shpejti do të kenë internet në klasat e tyre. Këtë premtim kreu i qeverisë shqiptare e ka bërë edhe gjatë fushatës elektorale në zgjedhjet e vitit 2005.
Rruga
Rruga Transballkanike ka një gjatësi prej 2.5 kilometrash dhe vlerë 725 milionë lekë. Pasi preu shiritin e përurimit, kryeministri Berisha e vlerësoi rrugën një arterie jetike për Vlorën, pasi e mbron qytetin nga qarkullimi i mjeteve të rënda, që kushtëzohet nga porti. “Është një eveniment jashtëzakonisht i rëndësishëm për qytetin e Vlorës, një autostradë ndër më të gjerat në Shqipëri, në mos më e gjera në vend. Rruga është e gjatë 2,5 km, por është një arterie jetike për qytetin e Vlorës, pasi e mbron qytetin nga i gjithë transporti i rëndë që diktohet nga porti. Kjo rrugë ka dy aspekte, socialistët e premtuan, prenë shirita dhe mashtruan, ndërsa ne e premtuam dhe e ndërtuam. Unë kam besim të madh se çdo qytetar i Vlorës di të bëjë dallimin në kthjelltësinë e diellit. Vlora ta gëzojë këtë bulevard të mrekullueshëm, të cilit i është lënë në mes edhe traseja për ujësjellësin. Bulevardi i jep Vlorës një nga aspektet më madhështore të saj. Gjërat e mëdha bëhen me një rend. Vlora sot ka bulevardin, ka parkun energjetik, parkun industrial, ka universitetin modern, do të ketë dhe aeroportin. Katër vitet që vijnë janë vitet e zhvillimit të fuqishëm, janë vitet e zhvillimit më të fuqishëm të Vlorës, ndoshta më të fuqishëm se të çdo qyteti tjetër në Shqipëri, në brigjet e deteve, sepse këtu nis porti gjigant. Porti do të bëhet dhe ky është vendim absolut, i pandryshueshëm, me koncesion apo fonde të buxhetit, porti do të bëhet dhe Vlora do ta ketë atë”, - është shprehur Berisha.
Orikumi
Më pas kreu i qeverisë është ndalur në Orikum ku ka përuruar Unazën e re të Orikumit, një investim me vlerë 1,2 milionë dollarë. Duke e cilësuar Orikumin një bizhu në brigjet e Shqipërisë, Berisha u shpreh se tashmë Orikumi po kthehet në identitet. “Ky është Orikumi që po ndërtojmë, Orikumi një bizhu e vërtetë në brigjet e Shqipërisë, i cili po kthehet në identitet, një qendër e fuqishme europiane. I tillë ka qenë që në kohëra dhe i tillë po bëhet”, - është shprehur kryetari i PD-së. Më pas, kryeministri Berisha përuroi përfundimin e punimeve për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Balill Prelari”, së bashku me shtesën e re të shkollës një investim me vlerë 43 milionë lekë.
Duke vizituar mjediset e reja dhe bashkëkohore të mësimdhënies, kryeministri u shpreh se kjo shkollë, e pajisur me laboratorë të ndryshëm dhe kabinet modern informatike, do të përballojë më së miri, sipas standardeve europiane, nevojat për shkollim të fëmijëve të zonës. Në bashkëbisedimin me nxënësit, kryeministri u premtoi atyre se shumë shpejt ata do të kenë mundësi të navigojnë në internet, jo vetëm në shkollë, por edhe në shtëpitë e tyre.
11 Qershor 2009