E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli, fushatë me takime në çdo derë me banorët e Shkodrës



Kryetarja e Kuvendit, nënkryetarja e PD-së, ka zhvilluar një sërë takimesh me qytetarë të Shkodrës e banorë të komunave rrugë më rrugë, fshat më fshat, shtëpi më shtëpi, duke takuar qytetarë të Shkodrës e banorë të komunave përreth. Në takimet me qytetarët ata shprehen se në këto katër vite është bërë një punë kolosale, shohin ndryshimin në infrastrukturën e përmirësuar, furnizimin gjatë gjithë ditës me ujë e energji, rritjen e pagave dhe pensioneve. Në bisedat me banorët e fshatrave në shtëpitë e tyre ata thanë se investimet në bujqësi, ndërtimi i shkollave, kushtet shumë të mira për edukimin e fëmijëve kanë ndryshuar dukshëm jetesën në familjet e tyre.

11 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›