E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shehi takon banorët e Njësisë Nr. 4 në Tiranë: “Programi ynë, ndryshe nga të tjerat”



Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të bërë fushatë. Ai është takuar në kafene me banorët e Njësisë Nr. 4 në Tiranë, të cilët i ka njohur me programin e partisë që drejton. Shehi, duke bërë të ditur se edhe qytetarët janë të lodhur nga politika, është ndalur shkurtimisht në disa pika që programi i LZHK-së i ka ndryshe nga partitë e tjera. “Programet e partive nuk janë botuar akoma, ndryshe nga i yni që ne e botuam. Programet janë njësoj me ndryshim të dy-tri pikave që partia jonë i ka ndryshe. Pikë së pari pronat janë ndryshimi i parë, zhvillimi i ekonomisë dhe rindërtimi i institucioneve të shtetit. Duhet të rikthejmë një administratë publike që qytetarët të identifikohen me të dhe të kryejnë punë në një zyrë të shtetit sepse gjithë këto kohë kemi parë përplasje midis Prokurorisë dhe Parlamentin, Parlamentit dhe Presidentit, Presidentit me kryeministrin etj. Kjo punë nuk mund të vazhdojë kështu sepse shteti është i të gjithë shqiptarëve. Prandaj ne ju ftojmë që të votoni për LZHK-në dhe koalicionin “’Poli i liris뒔, - është shprehur Shehi.

11 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›