E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj: PS, politika fiskale që nxisin modernizimin e ekonomisë

Në Konferencën Kombëtare të Programit të Partisë Socialiste, Arben Malaj, prezantoi politikat që do të ndiqen për ekonominë, duke theksuar se ekonomia dhe buxheti i vendit janë sot përballë sfidave të vështira. Ritme të larta të rritjes ekonomike, ulja e papunësisë dhe një kohezion social më i plotë, sipas tij janë në themel të programit ekonomik për qeverisjen e ardhshme. Pa ritme të larta të një rritje ekonomike cilësore dhe të qëndrueshme, çdo premtim tjetër do të ishte vetëm demagogjik. Ne do të synojmë  të arrijmë brenda një viti ritmet e larta të rritjes ekonomike. Ne do të synojmë një inflacion të ulët. Ne do të aplikojmë politika fiskale që nxisin modernizimin e ekonomisë. Programi ekonomik na lejon të premtojmë uljen e ndjeshme të  papunësisë. Ne do ti rikthejmë shpejt vendit stabilitetin buxhetor, tha ai gjatë fjalës së tij. Duke bërë një bilanc gjendjes ekonomike aktuale, Malaj u shpreh se deficiti dhe borxhi i lartë sot, imponojnë nesër rritje taksash ose shkurtim investimesh, të dyja mund të dëmtojnë biznesin dhe ekonominë, rivendosja e disiplinës buxhetore është imediate. Kohezion Social. 1- Brenda 50 ditëve të para të mandatit  do të prezantojmë një paketë antikrizë.  2-Ritme më të larta rritjeje ekonomike, për vitet 2011-2013  do të jetë mbi 6%. 3- Ulje e papunësisë  në 9%. 4- Inflacion -jo më shume se 3%  në vit. 5- Deficit buxhetor jo më shumë se 3%. 6- Borxhi publik në vitin 2013  jo më shumë se 50% e PBB. 7- Borxh  publik vetëm  për investime. 8- Politika fiskale lehtësuese e nxitëse për teknologjitë moderne. 9- Transparencë maksimale për çdo politikë fiskale dhe buxhetore. 10- Bashkëpunim maksimal dhe efikas me Institucionet  Financiare Ndërkombëtare. Paaftësia, papërgjegjshmëria, babëzia edhe në financat publike janë tre faktorët  kryesorë të dështimit konkret të qeverisë  Berisha në ikje. Sfidat  tona ekonomike do ti përballojmë edhe me bashkëpunimin maksimal dhe efektiv me të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare. Bashkëpunimi me FMN do të nisë që më 29 Qershor, saktësoi Malaj. Socialistët do të ofrojnë përgjegjshmëri dhe angazhim maksimal, për të ndalur krizën e buxhetit dhe të ekonomisë sonë. Sipas tij socialistët do t´i rikthejnë vendit dhe investitorëve  shpresën dhe besimin e së ardhmes. Së bashku ta fitojmë këtë sfidë jo thjesht si një ambicie elektorale, por si përgjegjësi morale dhe politike ndaj gjithë shqiptarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›