E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligjvënësi amerikan shpreh shqetësimin për çështjen e kartave

Ligjvënësi demokrat nga Nju Jorku, Eliot Engel, shpreh bindjen për vazhdimësinë e angazhimit amerikan për Ballkanin. Gjatë një interviste televizive, ai pohoi se procesi i pajisjes me karta mbetet ende një problem shqetësues, edhe pse nga ana tjetër shprehet se Shqipëria do të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Shqetësimi im i vetëm për zgjedhjet është çështja e kartave të identitetit. Me sa duket, ka shumë njerëz që ende nuk e kanë marrë kartën. Pata nderin të flisja në Parlamentin e Shqipërisë dhe thashë se ka shumë rëndësi që çdo person i cili dëshiron të votojë duhet të lejohet të votojë prandaj partitë e ndryshme duhet të inkurajojnë njerëzit e tyre që të aplikojnë për kartat. Ka shqetësime se mund të mos jetë fizikisht e mundur që, në një kohë kaq të shkurtër, të gjithë të marrin kartat por më thanë se ky nuk është problem. Problemi është se njerëzit duhet të aplikojnë. Megjithatë shpresoj se kjo do të bëhet dhe nuk do të jetë shqetësim, pra se cilido që dëshiron të votojë do ta marrë kartën, theksoi ligjvënësi amerikan. Gjithashtu ai vuri në dukje se sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, i njeh shumë mirë çështjet e Ballkanit, sidomos çështjet e shqiptarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›