E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta përshëndet deklaratën e BE-së dhe raportin e OSBE/ODIHR, për zgjedhjet

Kreu i LSI-së i bën thirrje PS-së që të jetë prezentë në Kuvend
 
TIRANE – Kreu i LSI-së dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta ka përshëndetur dje deklaratën e presidencës së BE-së si dhe vlerësimet që ka dhënë raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 28 qershorit.
Gjatë një konference për shtyp nga selia e Ministrisë qe ai drejton, Meta ka përshëndetur raportin e OSBE/ODIHR, për zgjedhjet dhe ka garantuar se do të bashkëpunojë frytshëm me ndërkombëtarët dhe madje edhe opozitën për hir të reformave në vend.
Sipas tij, vlerësimet e bëra në raportin final, për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri nga OSBE-ODIHR, janë reale. Për këtë Meta falënderon ndërkombëtarët dhe premton se do të bashkëpunojë në të ardhmen për të pasur një proces zgjedhor pa asnjë të metë.
“Qeveria e integrimit evropian falënderon OSBE-ODIHR si dhe partnerët tanë kryesorë, BE dhe SHBA për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe permanente që japin për progresin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Vota e 28 Qershorit shpreh ne mënyrë të pakotenstueshme vullnetin e popullit. Edhe sot përfaqësuesit e presidencës suedeze të BE-së dhe të SHBA vlerësuan në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së se raporti final i OSBE/ ODIHR konstaton qartë se Shqipëria ka përmbushur shumicën e angazhimeve te OSBE/ODIHR-it. LSI konfirmon se do të bashkëpunojë në të ardhmen për të përmbushur kërkesat e OSBE-ODIHR në mënyrë që procesi zgjedhor të jetë i plotësuar me të gjitha standardet që kërkojnë ndërkombëtarët”, shprehet Ministri i Jashtëm Ilir Meta.
Përsëri Ilir Meta i bëri thirrje PS të marrë pjesë ne punimet e Kuvendit pasi sipas tij, nuk do tu mungojë as bashkëpunimi i LSI për realizimin e reformave.
“Opozita të ushtrojë përgjegjësitë e saj në mënyrë konstruktive në emër të reformave që duhet të realizojmë”, shprehet ministri i Jashtëm Ilir Meta.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›