Meta premton 6 mijë vende pune në industrinë e naftës dhe statusin e naftëtarit

Lideri i LSI, në Zharrëz dhe Portëz së Fierit
Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta i shoqëruar nga nënkryetari dhe kandidati që udhëheq listën e kandidatëve të LSI në Fier, Dritan Prifti si dhe nga kandidatët e tjerë të këtij qarku, u ndalën dje në në Zharrë dhe në Portëz të rrethit të Fierit. Gjatë vizitës në Zharrë Meta dhe Prifti vizituan zonën e puseve, e cila është krejtësisht e ndotur nga puset e naftës që vazhdojnë të funksionojnë nëpërmjet teknologjive të vjetra dhe të konsumuara. Kreu i LSI garantoi se me ardhjen në pushtet pas 28 Qershorit, LSI do të investojë jo vetëm për të mbrojtur shëndetin e banorëve, të cilët jetojnë në këto zona, por edhe për të bërë të mundur hapjen e 6 mijë vendeve të reja pune në sektorin e naftës. Shpreh mirëkuptimin më të plotë për këtë problem dhe vështirësi që ka komuniteti juaj dhe është për të ardhur keq që nuk investohet për të mbrojtur shëndetin e banorëve të Zharrës dhe gjithë këtyre komuniteteve, ku ekzistojnë puse të tilla me teknologji të vjetër. Është për të ardhur keq që këto mbetje nuk përpunohen, por përkundrazi shkojnë edhe në Seman, shkojnë edhe në det dhe dëmtojnë në këtë mënyrë mjedisin dhe turizmin në gjithë këtë zonë, u shpreh Meta gjatë ndalesës së tij pranë puseve të naftës, duke vijuar me nota kritike për mospunësimin e një pjese të banorëve të kësaj zone në sektorin e industrisë së përpunimit të naftës. Ne synojmë që brenda katër viteve të hapim 6 mijë vende të reja pune në industrinë e naftës dhe ju siguroj se në radhë të parë do të punësohen banorët e këtyre zonave naftëmbajtëse, premtoi kreu i LSI, duke shtuar se kjo forcë politike do të garantojë investime të cilat kanë një teknologji të përparuar dhe që shoqërohen me zgjidhjen e pasojave për ndotjen e mjedisit dhe shëndetin e komunitetit. Ndërsa nënkryetari i LSI, Dritan Prifti, njëkohësisht dhe kandidati që udhëheq listën e kandidatëve për deputetë të LSI për Fierin, u shpreh se për sektorin e energjetikës dhe sektorin e naftës, LSI është konsultuar me profesorët më të mirë të Fakultetit Gjeologjik, shkencëtarët e institutit të naftës për të bërë një program qeverisës për këtë sektor, që të jetë sa më rezultativ. Prifti premtoi se pas 28 Qershorit, nuk do të lejohen më këto lloj ndotjesh të ambientit, që gazi dhe nafta të shkojnë për të dëmtuar shëndetin e qytetarëve, që të largohen nga puna 1000 apo 1500 naftëtarë për interesat e ngushta të një kompanie private, që këta naftëtarë të këtyre zonave, të mos përfitojnë punësim nga kjo lloj industrie.
Meta në Portëz të Fierit
Ndërsa gjatë prezantimit të Planit për Veprim në komunën Portëz të Fierit, kreu i LSI, Ilir Meta vuri theksin tek vlerat e programit të LSI, i cili sipas tij do të nxjerrë vendin nga kriza, si dhe bujqësinë e zonat rurale nga kjo krizë e thellë. Kjo Qeveri nuk ka patur një program të qartë për të mbështetur fermerin shqiptar dhe bujqësinë për të dalë nga kjo krize. Kurse ne, kemi një program shumë të qartë për subvencionimin në masën 20-25 për qind për të gjitha inputet bujqësore dhe për të vazhduar me subvencionimin me 20 për qind të sasisë së prodhimit, por njëkohësisht kemi edhe një politikë shumë të qartë, për krijimin e qendrave agropërpunuese, që mungojnë sot ku ky prodhim do të grumbullohet, vijoi Meta, duke shtuar më tej se LSI ka një plan shumë të qartë për punësimin. Sipas Metës, për biznesin fason që punëson më shumë vajza dhe gra dhe që eksporton mbi 600 milionë euro nga Shqipëria për në Evropë në vit, LSI ka masa konkrete, të cilat e shpëtojnë nga bllokimi dhe falimentimi i tij, por dhe që zgjeron aktivitetin për hapjen e sa më shumë vendeve pune. Prandaj kemi dhe një masë të caktuar që për çdo vend të ri pune, shteti do të paguajë 100 për qind të sigurimeve shoqërore, shpjegoi Meta duke veçur se i gjithë programi i LSI mbështetet mbi logjikën ekonomike, por dhe mbi dimensionin social, sepse sipas tij është një forcë e majtë, progresiste, forcë e cila garanton një rritje shumë më të madhe ekonomike dhe të qëndrueshme, e cila kthehet në dobi tek të gjithë shqiptaret dhe jo një rritje ekonomike që të shkoje në favor të Fazlliçit apo miqve të tjerë të Berishës, por një rritje ekonomike që të shkojë tek njerëzit, që kanë më shumë probleme.