Topalli: Ndryshimet rrëzuan komunizmin dhe futën Shqipërinë në NATO
Kryeparlamentjarja Jozefina Topalli gjatë fjalës së saj përshëndetëse në Kongresin e Partisë Demokratike, ka parashtruar arritjet e Shqipërisë gjatë katër viteve të kësaj qeverisje. Duke iu drejtuar simpatizantëve të PD-së, ajo theksoi se demokratët janë të destinuar për të bërë ndryshime, janë atë që sollën lirinë, rrëzuan komunizmin dhe futën Shqipërin në NATO. Shqipëria po ndryshon.
Katër vite më parë shqitparët kërkuan ndryshimin, kryeministri Berisha i premtoi ndryshimin dhe sot Shqipëria po ndryshon. Ka hyrë në NATO, është drejt BE, ky është shekulli i demokratëve. Forca jonë lëvizësve është dashuria për këtë vend, e deshëm më fort kur kërkuan të na preknin ëndrrën dhe shpresën tonë. Celebrojmë forcën e dashurisë që kanë transformuar këtë vend, jo paraja, jo forca e përfitimit, jemi krenar. Është më dinjitoze më e fortë ekonomikisht, është premtimi i mbajtur. Jemi nisur për të fituar, ne do të fitojmë. Jemi më shumë nga çishim katër vite më parë, kemi parë ëndrrat të bëhen realitet, nënvizoi Topalli. Në fjalën e saj, ndër të tjera kryetarja e Parlamentit ka përmendur edhe punët e shumta që presin këtë qeverisje nëse do të fitojë mandatin e saj të dytë, ku ka premtuar se gjatë këtij mandati qeveria aktuale do të bëjë jetën e shqiptarëve më të bukur. Shqiptarët janë gati, kryeministri Berisha është më i vendosur se kurrë për të udhëhequr vendin tonë. Shohim fitoren tek rinia, e kam parë në çdo cep të Shqipërisë. Është fitorja e shqiptarëve, përfundoi kryetarja e Parlamentit, Topalli.