PPE përshëndet kongresin e PD
Sekretari i marrëdhënieve me jashtë i Partisë Popullore, Evropiane ka përshëndetur Kongresin e Partisë Demokratike. Duke folur për një fitore të thellë të demokratëve në zgjedhjet e 28 qershorit, ai u ndal tek kryeministri Berisha duke ia atribuuar të gjitha arritjet e Shqipërisë, udhëhequr nga qeveria e tij. Sipas tij Partia Demokratike, është anëtare e PPE dhe e vlerëson atë si një ndër partitë më të njohura dhe më besnike të saj.
Arritjet europiane të kryeministrit Berisha dhe qeverisë që drejton, do të ndjehen nga të gjithë qytetarët. Të jemi të sigurt se PPE dhe lidershipi i tyre do të mbështesin për të përfunduar me sukses këtë proces. Berisha ka dhe një listë tepër të gjatë me arritje, dyfishimin e pagës dhe pensioneve si dhe ka filluar një numër të jashtëzakonshëm projektesh infrastrukturore, ka eliminuar krimin e organizuar, po lufton korrupsionin e po zbaton me rigorozitet ligjin. Ka krijuar marrëdhënie të mira fqinjësie në rajon. Me fjalë të tjera, kryeministri Berisha e ka vendosur Shqipërinë në rrugën e zhvillimit evropian, Sshqipëria ka nevojë për një dorë të qëndrueshme, si ajo e Berishës, nuk ka vend për eksperimentime të opozitës. Ai është shprehur i kënaqur për faktin se ndodhej në këtë kongres të Partisë Demokratike për të shprehur mbështetjen e PPE për fushatën elektorale, duke e vlerësuar PPE familjen më të fuqishme në BE.