Simpatizanët kërkojnë rikthim në listë të kandidatit Sami Gjergji
Largimin nga lista e kandidatë të disa prej anëtarëve dhe deputetëve të PD-së nga kryesia e kësaj partie nuk e është pritur mirë nga simpatizantët e saj, të cilët paraditen e ditës së djeshme kanë dalë dhe kanë protestuar para selisë së Partisë Demokratike në Tiranë. Largimi i disa funksionarëve kryesorë në rrethe siç është emri i Sami Gjergjit, ka shkaktuar irritimin e 50 personave, banorë të zonës së Sukthit, të qytetit të Durrësit.
Ata kanë kërkuar rivendosjen e emrit të Sami Gjergjit në listën e kandidatëve në zgjedhjet e qershorit. Ky reagim i tyre ka ardhur pak kohë mbas dorëheqjes së Sami Gjergjit nga lista e kandidatëve. Ata kërkonin rikthimin në listën e kandidatëve të emrit të Sami Gjergjit, i cili vetëm disa ditë më parë dha dhe dorëheqjen nga kjo listë. Pasi ishte renditur i nënti në listë nga drejtuesit e Partisë Demokratike ai e quajti këtë veprim si fyes për figurën e tij mbasi nuk ishin njohur kontributet nga ana e PD-së. Protestuesit kërcënuan duke thënë se do të bojkotonin dhe zgjedhjet e 28 qershorit duke mos shkuar për të votuar ose dhe në qoftë se shkojnë nuk do të votojnë për Partinë Demokratike, nëse emri i Sami Gjergjit nuk do të ishte në lisën e PD-së. Përveç kthimit të emrit të Gjergjit në listën e kandidatëve, ata kërkonin që emri i tij të ishte në krye të listë sepse sipas tyre, Gjergji ka qenë deputeti më i aftë i kësaj zone.