E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta premton në Patos statusin e naftëtarit dhe hapjen e 6 mijë vendeve të reja të punës

Kreu i LSI, fushatë në qytetin e naftëtarëve

TIRANE - Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta premtoi në Patos statusin e naftëtarit dhe hapjen e 6 mijë vendeve të reja pune ne industrinë e naftës, duke ruajtur dhe mjedisin. Gjatë takimi me anëtare dhe simpatizantë të LSI-së, Meta tha se gjatë këtyre viteve të fundit ky qytet ka vuajtur rritjen e papunësisë.
“Shumë shqiptarë u pushuan nga puna dhe shumë probleme të tjera u shtuan për shkak të kësaj keqqeverisjeje. 11 mijë vende pune, u mbyllën vetëm tre javë më parë nga biznesi më i madh punëdhënës në Shqipëri, ai i fasonëve. Sepse Qeveria e Sali Berishës, u tregua e shurdhët ndaj kërkesave të tyre për t’i ndihmuar dhe për t’i mbështetur. Ndaj nuk ka sesi të besohet një kryeministër i tillë që edhe këto vende pune është duke i mbyllur, ndërsa premton se do të hapë me qindra mijëra vende pune të tjera për katër vite që vijnë”, deklaroi Meta.
Për këtë arsye Meta tha se LSI ka alternativa që do të nxjerrinë e prodhimit të naftës nga kjo gjendje e rëndë stanjacioni dhe krize.
“Ne kemi një program të qartë për të shtuar 6 mijë vende të reja pune, brenda katër viteve të ardhshme vetëm në industrinë e naftës. Në programin tonë dhe në planin tonë të veprimit, është miratimi nga Parlamenti i ri pas 28 qershorit të Statusit të Naftëtarit. Ndaj ne do të bashkëpunojmë me sindikatat e naftëtarve në mënyrë që të miratojmë një status të naftëtarëve, i cili i jep vendin e merituar dhe shpërblimin e merituar këtyre njerëzve të sakrificave të mëdha, të cilët kanë punuar në një profesion tepër të vështirë dhe me pasoja për shëndetin e tyre. Ne do të hapim shkollë profesionale këtu në Patos, në mënyrë që të rinjtë këtu të kenë mundësi të fitojnë profesionet për të dalë menjëherë në tregun e punës”, tha Meta

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›