Kuba: Obama është një imperialist dhe gënjeshtar arrogant
Ministri i Jashtëm i Kubës, Bruno Rodriguez në një konferencë për shtyp që organizoi për Presidentin Barak Obama tha se është "imperialist dhe gënjeshtar arrogant". Rodrigez mbrojti qëndrimin e tij duke thënë se Obama në takimet e natës së fundit në Kopenhagë, ku u bënin përpjekjet për të kapërcyer pengesat, është munduar ti imponojë një marrëveshje "antidemokratike" botës me anë të forcës. "Obama gënjen, duke e ditur që do të zhgënjehet opinioni publik dhe me vetëdije këmbëngul në këtë gjë", deklaroi Rodriguez.