E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta shtrengim duarsh me Ramen

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta dhe kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, shtrenguan diten e djeshme duart, duke zbutur paksa ne kete menyre marredheniet e ftohta dhe te acaruara midis tyre. Ky gjest, i cili terhoqi vemendjen e te gjithe te pranishmeve, ambasadoreve te akredituar ne Shqiperi dhe zyrtare te larte nderkombetare, qe ishin pjese e konferences nderkombetare per bashkejetesen fetare. I pari qe mberriti ne kete konference, ishte kryesocialisti, i cili u ul ne panelin e perfaqesuesve te politikes. Pas tij, ishte zevendeskryeministri dhe njeheresh ministri i Jashtem, Ilir Meta, qe mberriti ne kete panel. Ne momentin e mberritjes se tij, megjithese vendi ku do te ulej ishte pak me larg se i kreut te opozites, Meta nuk nguroi dhe i zgjati doren ish-aleatit te tij, Edi Rama. Ky i fundit, megjithese nuk e kishte mendjen, pasi ishte i fokusuar tek fjalimi i tij, u cua ne kembe dhe ftohtesish i dha doren. Gjate momenti te takimit, lideri socialist i eshte drejtuar me pak fjale socialistit Meta, duke i thene: "C'kemi? Mire". Por ky akt nuk ka "thyer akullin" aq me pak te lexohet si nje "sinjal jeshil" drejt gjetjes se rruges per te futur ne "shina" dialogun qeveri-opozite. Mungesa e dialogut politik u duk dhe ne paragrafet e fjalimeve qe u mbajten ne takim. Ilir Meta kur tha se lipset uniteti politik, dhe Edi Rama kur vuri ne dyshim opinionin evropian mbi Shqiperine, sot e kesaj dite. Pershendetja e kortezise eshte komentuar edhe nga ambasadori i OSBE-se ne vendin tone, Robert Bosh, duke e cilesuar nje iniciative shume te mire. Sipas tij, te flasesh me njeri- tjetrin eshte gjithnje shume mire vecanerisht ne kete rast kur behet fjale per dialogun nderfetar. Por, vijoi ai, edhe per dialogun politik mund te ndiqet i njejti shembull. "Fakti qe zoti Meta dhe zoti Rama u ulen ne nje tryeze, eshte nje hap i pare shume i rendesishem. Por do te ishte akoma me mire qe te kishte te tjera tryeza te rrumbullaketa si kjo per te kapercyer veshtiresite e momentit", deklaroi gjate komunikimit me mediat, Robert Bosh. Gjate fjales se mbajtur per bashkejetesen fetare, Meta tha se destabiliteti ne rritje i bashkejeteses ndermjet grupeve te ndryshme te popujve me prejardhje te ndryshme ka cuar ne shfrytezimin e saj prej ekstremisteve ne gjithe boten. "Ndaj eshte detyra jone, si anetare te Grupit te Miqve te Aleances se Qyteterimeve, qe te japim nje shembull te shkelqyer te bashkejeteses dhe harmonise, jo vetem per rajonin tone te komplikuar, por per gjithe boten", deklaroi ai. Ndersa lideri socialist tha si i konsideruar si "Rasti Shqiperi", realiteti nderfetar i ketij vendi eshte nje vlere ne debatin e sotem, mbi nevojen e mirekuptimit dhe bashkejeteses nderfetare ne rajonin e Mesdheut. "Nje fjale e urte e vendit tim thote, "Ne qofte se ke qene dikushi, ke nje kusht te madh per te qene akoma. Dhe ne e dime se Mesdheu ka qene dhe eshte shumekush...", deklaroi Rama.

RAMA

"Nje fjale e urte e vendit tim thote, "Ne qofte se ke qene dikushi, ke nje kusht te madh per te qene akoma. Dhe ne e dime se Mesdheu ka qene dhe eshte shumekush",- tha gjate konferences se bashkejeteses fetare kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama.

META

"Ndaj eshte detyra jone, si anetare te Grupit te Miqve te Aleances se Qyteterimeve, qe te japim nje shembull te shkelqyer te bashkejeteses dhe harmonise, jo vetem per rajonin tone te komplikuar, por per gjithe boten", deklaroi lideri i LSI, Ilir Meta.

TOPI

"Historia na ka vene ne krah apo perballe njeri-tjetrit, pra perjetesisht jemi te "denuar" te rrime keshtu, dhe jam i bindur qe te gjithe aspirojme nje jete me te mire ne paqe e harmoni. Per kete duhen mbeshtetur pa kushte punetoret e dialogut, keta qytetare te progresit",-tha Bamir Topi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›