"Pagat dhe pensionet, rritje me 2010"

Qeveria nuk do te terhiqet nga rritja e pervitshme e rrogave dhe pensioneve, ashtu sic ka vepruar edhe kater vitet e shkuara. Lajmin e beri te ditur kryeministri Berisha, dje gjate prezantimit te projekt buxhetit te vitit 2010, ne Komitetin e Planifikimit te Strategjive, perpara se ky draft te kaloje per diskutim ne Keshillin e Ministrave dhe me pas ne Parlament. "Une i kuptoj zoterinjte e Financave, se t'u permendesh rritje rrogash dhe pensionesh ne kohe 'kolere', jo per Shqiperine, por per financat boterore qe po kalonin recensionin, ua shton shume barren e pergjegjesise, por ne nuk mund te terhiqemi nga kjo", deklaroi Berisha, duke nenkuptuar vazhdimin e rritjes se rrogave dhe te pensioneve edhe gjate vitit te ardhshem dhe per me teper, gjate kater viteve te mandatit te dyte. Sipas Berishes, investimi ne burimet njerezore eshte investimi kryesor dhe se rritja e pagave dhe e pensioneve, ndikojne ne uljen e varferise ne vend. Ne fjalen e tij perpara ministrave te kabinetit, ne prezantimin e pare te projektbuxhetit per vitin e ardhshem, kreu i ekzekutivit u ndal tek nevoja per rritjen e pagave te gjyqtareve vitin ardhshem. Sipas Berishes, ndonese sistemi i pagave per nivelet e gjyqtareve eshte i mire, perseri rrogat e gjyqtareve te Gjykatave te Faktit mbeten te uleta dhe duhet te pesojne nje rritje te menjehershme. Por per te amenduar ligjin e gjykatave, kerkohen 84 vota dhe ne kushtet kur opozita ka bojkotuar Kuvendin, mazhoranca sipas Berishes, do te gjeje rruge alternative per te mundesuar rritjen e rrogave per gjyqtareve. "Nuk marrim dot persiper te ndryshojme ligjin deri sa opozita te hyje ne Parlament, per te bere 84 vota. Por qeveria do te gjeje menyra te tjera, nepermjet bonuseve te caktuara, qe gjyqtareve te Faktit t'u rrisim rrogat dhe ata te marrin, jo 50 per qind te rroges se nje gjyqtari te Gjykates se Larte, por te marrin 60 per qind te rroges se nje gjyqtari te Gjykates se Larte", premtoi dje Berisha. Kryeministri theksoi faktin se projektbuxheti i vitit te ardhshem, garanton vazhdimin e rindertimit te infrastruktures se vendit, duke u fokusuar kryesisht tek rruget. "Jane; rruga e Arbrit, endrra e qytetareve te Elbasanit per t'u lidhur me tunel me qytetin e Tiranes, Boshti i Jugut dhe nje seri projektesh te medha qe do te realizohen", theksoi Berisha. Sipas tij, qeveria eshte e vendosur qe kete mandat te dyte kater vjecar te asfaltoje 7 mije kilometra autostrada, rruge kombetare, rruge rurale, rruge dytesore ne fshatra dhe qytete, si rruga Tirane-Elbasan, Boshti i Jugut dhe rruga e Arbrit. "Projekti yne per nje Shqiperi tjeter do te vazhdoje me agresivitetin me te larte", theksoi Berisha, duke shfaqur ne kete menyre edhe vizionin e qeverise per vitin e ardhshem. Kreu i qeverise foli edhe per situaten ekonomike te vitit te ketij viti, duke theksuar faktin se ndonese bota ishte perfshire nga kriza ekonomike dhe financiare, ky viti shenoi rritjen e te ardhurave buxhetore me rreth 8 per qind krahasuar me vitin e kaluar. Ndersa sipas Berishes, rritja ekonomike ne gjashte mujorin e pare, e nxjerre nga Instituti i Statistikave eshte 5.3 per qind. Ne kete kuader Berisha theksoi se ekonomia shqiptare, arriti ta perballonte me sukses krizen ekonomike dhe financiare boterore.
Gjykatat, tani me salla te bollshme gjyqi
Qeveria do te investoje per permiresimin e infrastruktures se gjykatave ne te gjithe vendin. Ky ishte premtimi qe beri dje kryeministri Berisha gjate prezantimit te pare te projekt buxhetit per vitin e ardhshem. Sipas Berishes, qeveria nuk mund te kerkohej qe gjykatat te jene vete investitoret dhe duhet te gjeje te gjitha rruget qe te permiresoje sa me jete e mundur infrastrukturen e tyre. "Qeveria duhet te bashkepunoje me ngushte dhe duhet te bejme cdo gje qe ne, gjate ketij viti qe vjen, t'u krijojme kushtet me optimale te mundshme dhe ky buxhet duhet te parashikoje zgjidhje te shpejte. Sepse disa ceshtje po behen emergjente ne sistemin gjyqesor", theksoi Berisha, duke shtuar se qeveria per keto ceshtje do te bashkepunonte edhe Keshillin e Larte te Drejtesise. Sipas Berishes, nuk mund te tolerohet me fakti qe nje pjese e gjyqeve zhvillohen neper zyra, si pasoje e mungesave te salles. Kryeministri theksoi se e pare qe do te permiresohej do te ishte Gjykata e Tiranes, e cila ka shume probleme per sa i perket infrastruktures.
Berisha: "Leku i rezistoi euros, me mire se te tjerat"
Rezerva valutore e vendit ka njohur rritje te panderprere, ndonese euro ka njohur nje rritje te madhe kundrejt Lekut. Ky ishte vleresimi qe beri dje Berisha ne kuader te analizes se financave te ketij viti. Sipas Berishes, forcimi i euro-s nuk eshte vetem nje problem shqiptar, por eshte nje problem i mprehte me te cilen po perballet rajoni, por edhe vete BE. "Fillimisht u forcua per nje seri vendesh jashte sistemit te euros, por anetare te Bashkimit Evropian apo ne proces e siper per t'u bere anetare, sepse raporti euro me monedhat e ketyre vendeve u zhvleresuan nga 15 deri ne 40 per qind", deklaroi Berisha. Sipas Berishes, kjo situate i ka detyruar ministrat e financave te vendeve te BE-se te gjejne nje zgjidhje sa me te shpejte. "Natyrisht, leku nuk mundej qe, jo trimerine e Lekes, por edhe trimerine e Skenderbeut po te kishte, te mos e ndjente kete forcim te papermbajtur te euros", theksoi Berisha. Por ai u shpreh i kenaqur sepse leku eshte mbajtur me mire se te gjitha monedhat e tjera te vendeve perreth.