E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama shpif në emër të politikës së re për rritjen 7% të pensioneve

Partia Demokratike ka hedhur poshtë akuzat e kreut të PS, Edi Rama në lidhje me rritjen e pensioneve, duke e cilësuar shpifje një fakt të tillë. Në një nga gazetat e tij, në emër të politikës së re, shpif mirfilltas për rritjen e pensioneve. Deklaron se ato janë rritur vetëm 7% ndërkohë që 170.000 pensionistë në fshatrat e Shqipërisë janë plotësisht të sigurt se duke filluar nga data 1 Maj 2009 do të marrin 2- fishin, pra një pension 2 herë më të madh seç kanë marrë në vitin 2005 kurse rreth 350.000 pensionistë në qytet do të marrin 48% deri në 70% më shumë seç kanë marrë më 1 Maj të 2005, ka bërë të ditur nëpërmjet një deklarate për shtyp, zëdhënësja e PD- së, Mëhilli. Ndër të tjera, nëpërmjet kësaj deklarate ajo ka akuzuar Ramën për censurimin e konferencës së shtypit të PD. Mediat elektronike të kontrolluara nga z. Rama me urdhër të tij, censuruan tërësisht konferencën e djeshme të shtypit të Partisë Demokratike. Nihilizmi si tipar kryesor i politikës së Edi Ramës do të marrë më 28 Qershor ndëshkimin e merituar nga zgjedhësit shqiptar kurse kjo mazhorancë në mandatin e dytë do vazhdojë rritjen e madhe të pensioneve në përputhje me premtimet e saj, bën të ditur zëdhënësja e PD.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›