E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta takime me Wood dhe Flint

13/03/2009  Vizita në Angli

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta vijoi takimet e tij në ditën e dytë të vizitës ë tij në Angli. Gjatë vazhdimit të vizitës së tij në Britaninë e Madhe ishte i ftuar dje në “Doëning Street”, ku tema kryesore e bisedimeve në takimet që ai zhvilloi kishte të bënte me zgjedhjet. Ai zhvilloi një takim me këshilltarin për politikën e jashtme të kryeministrit Gordon Braun dhe ministren për Europën Karolinë Flint. Kreu i LSI-së është pritur në një takim të veçantë nga Steëart Wood, i cili është këshilltari për politikën e jashtme të kryeministrit Gordon Braun. Në takimin e zhvilluar me zotin Ëood, lideri i LSI-së ka shprehur shqetësimin e tij për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit në vendin tonë dhe zhvillimin e tyre sipas standardeve. Njëkohësisht në takimin mes kryetarit Meta dhe këshilltarit të politikës së jashtme të kryeministrit Braun është diskutuar lidhur me Kosovën dhe rajonin. Gjithashtu po gjatë ditës së djeshme kryetari i LSI-së është pritur në “Foreign Office” nga Karolinë Flint, e cila është ministre për Europën e Britanisë së Madhe. Edhe gjatë këtij takimi tema kryesore e bisedës është fokusuar te zgjedhjet e qershorit në Shqipëri. Duke bashkëbiseduar me zonjën Karolinë Flint, kryetari i LSI-së është shprehur për forcimin e mëtejshëm të raporteve dhe marrëdhënieve me Britaninë e Madhe. Ndërkohë Meta ka takuar dhe kryetarin e komisionit të jashtëm në parlamentin britanik, Mike Gapes. Meta dhe Gapes kanë diskutuar për zgjedhjet në Shqipëri, ku ky I fundit është shprehur se këto zgjedhje kanë rëndësi të veçantë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Një takim të veçantë kreu i LSI Meta zhvilloi me nënkryetarin e opozitës britanike, Alister Burt. Gjatë takimit të zhvilluar me z.Burt, Meta diskutoi mbi situatën politike në Shqipëri, veçanërisht për zgjedhjet e ardhshme, si dhe për situatën në rajon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›