“Koalicioni PLL-LZHK nuk ekziston më”
13/03/2009 Pretendenti për Fronin Mbretëror
Pretendenti për Fronin Mbretëror Leka Zogu përmes një mesazhi që është bërë publik nga Kryetari i PLL-së Ekrem Spahia shprehet se koalicioni mes legalistëve dhe Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar nuk ekziston më. “Deshirojmë t’i bëjmë me dije të gjithë legalistëve në lidhje me LZHK-në, faktin se ai ishte një koalicion partish i krijuar nga ne, vetëm për zgjedhjet parlamentare të 3 Korrikut 2005. Për këtë arsye, kemi deklaruar publikisht që prej 18 Korrikut 2005, se nuk kemi asnjë lloj lidhjeje me të dhe çdo kush që thotë të kundërten spekullon me emrin tonë”, thuhet në mesazhin e Pretendentit për Fronin Mbretëror. Më tej në të theksohet se “ne dëshirojmë që Legaliteti të forcohet për ditë e më shumë, për të realizuar aspiratat e mbarë shqiptarëve”. “Në këtë kuadër pavarësisht nga pozicioni ynë mbi partiak, ne kemi patur një lidhje të përhershme me legalitetin. Ne besojme se me punën e pakursyer dhe me kontributin e të gjithë legalistëve, do të arrini t’a riktheni PLL në Parlamentin shqiptar, sikundër të jeni dhe pjesë e qeverisjes”, theksohet në mesazhin që është lexuar nga kreu legalist Ekrem Spahia gjatë një takimi që ka zhvilluar me strukturat e PLL-së në rrethin e Matit. Duke u shprehur për një koalicion me Partinë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, Spahiu theksoi se koalicioni i djathtë do të fitojë një mandat të dytë qeverisës, jo sepse kjo është një dëshirë e legalistëve, por sepse kjo është një domosdoshmëri kombëtare. “Duhet të vazhdojmë në rrugën e proceseve integruese, reformave të nisura nga qeveria aktuale”, tha ai.