Tokat në përdorim, përçahet PR
13/03/2009 Kuvendi miraton projektin e Qeverisë, opozita e cilësoi antikushtetuese
Spaho: Pretendimet e ish pronarëve s’mbyllen, por do të ketë më shumë tokë e para për ta
Mazhoranca parlamentare mbyll debatin politik me opozitën dhe një pjesë të deputetëve të PR-së për shitjen e tokave në përdorim ndërmarrjeve, duke miratuar me 62 vota ndryshimet e ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”. Qeveria ka mbrojtur përmes deputetëve të PD-së projektin duke i justifikuar ndryshimet me pretendimet që ish pronarët kanë bërë për këto toka. Ndërkohë që deputetët e opozitës kundërshtuan projektin, duke e cilësuar atë klientelist dhe antikushtetues. Votave kundër iu bashkuan edhe tre deputetët e PR-së, deputetët e PBDNJ-së dhe Spartak Ngjela, i cili i kërkoi Presidentit të Republikës të mos e dekretojë këtë ligj.
Përçahet PR
Kreu i Grupi parlamentar i Partisë Republikane Arian Madhi së bashku me deputetët Besnik Bisha dhe Artur Hasanbelliu, bashkuan votat e tyre me opozitën kundër projektit të Qeverisë. Por ndryshe nga deputetët e opozitës, të cilat e cilësuan ligjin antikushtetues, republikanët vlerësojnë se ky projekt nuk plotëson interesat e ish-pronarëve. Për këtë arsye Madhi u bëri thirrje deputetëve të PD-së të mos e votojnë projektin. “Kjo do të përbënte një cenim të rëndë të të drejtave të njohura me ligj dhe të shprehur në vendimet e komisioneve të kthimit dhe kompensimit të pronave, për rrjedhojë këto vendime do të zhvlerësohen duke u kthyer në nul. Miratimi i projektligjit do të përbënte shkelje flagrante të detyrimeve tona ligjore dhe një shmangie nga angazhimet politike”, - tha ai. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së Erion Braçe, së bashku me deputetë të tjerë të opozitës e vlerësuan njëzëri antikushtetues draftin e Qeverisë. “Kam dyshime të forta se i gjithë ky ligj është klientelist. Nga 100 ndërmarrje, kërkesat e ish pronarët për pretendim trualli, nuk kapin as 20 %. Ky projekt është antikushtetuese dhe qarja juaj për pronarët është e kotë”,- tha Braçe. Edhe për socialistin Pandeli Majko, t’i thuash pronarit se nuk të takon e drejta, por më parë duhet të pyetet biznesmeni, është troç shkelje kushtetuese.
Mazhoranca
Kryetari i komisionit të Ekonomisë, deputeti i PD-së Edmond Spaho sqaroi se përcaktimi i sipërfaqeve të tokës që do të plotësojnë nevojat teknologjike të ndërmarrjeve do të realizohet nga ekspertë të përbashkët të kompanive dhe shtetit. “Sigurisht me këto ndryshime nuk mbyllen pretendimet e ish-pronarëve, por pas këtij procesi sigurisht që do të ketë më shumë tokë për kompensim fizik dhe më shumë para për kompensimin financiar”, - tha ai.
Ligji
Për tokat e dhëna në përdorim shoqërive tregtare me kapital të përbashkët me shtetin, për zhvillimin e tyre, Ministria e Financave, nga sipërfaqja e tokës së dhënë ka të drejtë t’ia shesë shoqërisë me çmim tregu sipërfaqen e domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë, ndërsa pjesa tjetër i kthehet fizikisht subjektit të shpronësuar. Kur toka e shitur i është njohur subjektit të shpronësuar, të ardhurat nga shitja i kalojnë atij. Kur toka është në pronësi të shtetit, të ardhurat nga shitja kalojnë në fondin e kompensimit. Këtu kalojnë edhe të ardhurat nga shitja me ankand e pasurive shtetërore, për të cilat s’ka vendim të komisionit vendor. Nëse shoqëria refuzon blerjen e tokës, ajo i kthehet fizikisht pronarit të shpronësuar.