Gërdeci, Leskaj akuzon Qeverinë, Topalli Ramën
13/03/2009 Përvjetori i tragjedisë
Pak ditë nga njëvjetori i tragjedisë së Gërdecit, ku humbën jetën 26 qytetarë shqiptarë, kryetarja e grupit parlamentar të PS-së Valentina Leskaj i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme të zbardhë sa më shpejt të vërtetën e kësaj çështjeje, ndërsa qytetarët shqiptarë i ftoi në një protestë në sheshin “Skënderbej”. Në fjalën e saj Leskaj akuzoi qeverinë “Berisha” si shkaktaren kryesore të tragjedisë, e cila gjatë këtij viti sipas numrit një të grupit kuvendor, vetëm është munduar të pengojë institucionet e pavarura në ushtrimin e funksioneve të tyre. “Në fakt ajo që keni bërë më së shumti me Gërdecin, gjatë këtij viti ka qenë përpjekja për të fshehur të vërtetën, për t’u mbrojtur për vete, përmes presioneve mbi institucionet e pavarura. E bëtë këtë disa herë me prokurorinë”, - theksoi Leskaj. Duke përmendur rolin e opozitën në këtë çështje, ajo përmendi vënien nën akuza të rreth 40 zyrtarëve të lartë. “Dhe ne përsëri kërkojmë që prokuroria të bëjë sa më shpejtë zbardhjen e gjithë të vërtetës për një çështje që implikon vet Kryeministrin e vendit. Ajo që keni bërë gjithashtu me Gërdecin në një vit ka qenë përpjekja për amnezi, duke spostuar vëmendjen nga ngjarja për të fshirë kujtesën e shqiptarëve”, - vijoi ajo. Pas fjalës së saj, reagoi Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila akuzoi kryetarin e PS-së për lidhjet e tij me Mihal Delijorgjin, ish-administrator në fabrikën e demontimit në Gërdec. “Dy pyetje kanë mbetur pa përgjigje gjatë gjithë kësaj kohe: Pse emri i Delilorgjit nuk përmendet këtu? Pyeteni kryetarin tuaj. Më kë ishte Delilorgji në Kretë, zonjë? Dhe e dyta: Pse nuk janë hequr lejet e ndërtimit që Delijorgji ka midis Tiranës, të dhëna nga kryetari juaj? Sa pjesë janë aty brenda?”, - tha Topalli. E gjendur përballë këtyre akuzave, Leskaj e këshilloi kryeparlamentaren t’ia çojë këto informacione organit të akuzës. “Nëse ju keni informacione dhe nuk i keni çuar ato në prokurori, jeni bashkëfajtore”,- tha Leskaj. Edhe LSI përmes Dritan Priftit i ka kërkuar Prokurorisë të thellojë hetimet për lidhjet e PD-PS me Delijorgjin.