Meta, vizitë dyditore në SHBA
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, do të zhvillojë një vizitë dyditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas njoftimeve zyrtare, Meta pritet të jetë pjesë e një aktiviteti të organizuar nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, ku do të mbajë edhe një fjalë të posaçme. Axhenda e kësaj vizite parashikon gjithashtu takime me zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë anëtarë të Kongresit, Senatit, por edhe administratës aktuale. Rajoni i Ballkanit dhe roli i Shqipërisë në të është qëllimi i vizitës, e cila nuk do të lërë jashtë vëmendjes edhe marrëdhëniet dypalëshe shqiptaro-amerikane. Vizita e zëvendëskryeministrit përkon në fakt edhe me një debat të brendshëm në Shqipëri, që ka të bëjë jo vetëm me qëndrimet e opozitës, por edhe me projektligjin e ri të shërbimit sekret, i cili provokoi angazhimin publik të përfaqësuesit më të lartë amerikan në Tiranë, ambasadorit John Withers.
#