Meta vizitë në Gjermani, takime me Missfelder

Kreu i LSI, Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë pune në Gjermani ku ka zhvilluar takime me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës në Bundestag.
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Meta ka zhvilluar një takim edhe me zëdhënësin e CDU për politikë të jashtme, Philip Missfelder.
Në fjalën e tij Missfelder theksoi se Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian ndërsa shtoi se bashkëpunimi ekonomik është prioritet për marrëdhëniet mes dy vendeve tona.
Nga ana e tij kreu i LSI-së Ilir Meta ka theksuar se prioritet për Shqipërinë është integrimi në Bashkimin Europian ndërsa shtoi se vendi ynë është faktor konstruktiv në rajon.
Ndërsa e ka cilësuar Gjermanisë si një partnere të rëndësishme të Shqipërisë, Meta theksoi se vendi ynë mirëpret investimet gjermane.