Mëhilli zëvendëson Gerti Bogdanin
Selia blu vazhdon ndryshimet brenda strukturës së saj. Erla Mëhilli, me një vendim të Kryeministrit Sali Berisha, do të jetë zëdhënësja e re e Partisë Demokratike, ndërsa Gerti Bogdani pret emërimin në postin e kryetarit të degës së PD-së për Forumin Rinor në Tiranë. Lajmi konfirmohet nga selia blu dhe largimi i Bogdanit nga kjo detyrë ka ardhur dy ditë më parë, pasi ai ka kërkuar postin e kryetarit të Formonit Rinor të PD-së, i cili deri tani mbahej nga Sokol Olldashi. Zgjedhja e zëdhënësit të PD-së është e drejtë ekskluzive e kryetarit të partisë, i cili ka të drejtë të propozojë emra pa mbledhur kryesinë. Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së PD-së është emëruar edhe sekretari i marrëdhënieve me publikun, Ferdinand Xhaferri, post ky që deri dje mbahej i ngrirë pas largimit të Spartak Ngjelës nga Partia Demokratike.