Ndryshon ligji për kazinotë dhe lotaritë, tani u lejohet të bëjnë reklama
Tiranë, 1 shtator 2010 NOA Qeveria ka vendosur sot të miratojë një projektligj ku kazinotë, lotaritë dhe lojërat e tjera të fatit e kumarit, lejohen të bëjnë reklama në mjetet transmetuese si radio, televizione dhe media online, përmes një vendimi që mori me propozim të Ministrisë së Financave.
Sipas projektligjit që më poshtë e gjeni të zbardhur të plotë, subjekti i licencuar për lotarinë kombëtare lejohet që, në përputhje me paragrafin e parë, të këtij neni, në bazë të rregullave të miratuara nga Këshilli i Ministrave dhe të marrëveshjes së nënshkruar me ministrin e Financave, të bëjë publicitet në lidhje me lojërat e ofruara nga lotaria kombëtare dhe të hartojë e të shpërndajë buletine informative, si dhe të bëjë reklama e njoftime në median e shkruar dhe audiovizive.
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10033 DATË 11.12.2008, PËR LOJËRAT E FATIT, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10033, datë 11.12.2008, Për lojërat e fatit, të ndryshuar, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10033, DATË 11.12.2008, PËR LOJËRAT E FATIT, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Në ligjin nr.10033, datë 11.12.2008, Për lojërat e fatit, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në fund të fjalisë së parë, të pikës 2, të nenit 8, shtohen fjalët , dhe i licencuari për lotari kombëtare, në përputhje me pikën 2, të nenit 26, të këtij ligji..
Neni 2
Pas pikës 2, të nenit 9, shtohet pika 3, me këtë përmbajtje:
3. Subjekti i licencuar për lotarinë kombëtare lejohet që, në përputhje me paragrafin e parë, të këtij neni, në bazë të rregullave të miratuara nga Këshilli i Ministrave dhe të marrëveshjes së nënshkruar me ministrin e Financave, të bëjë publicitet në lidhje me lojërat e ofruara nga lotaria kombëtare dhe të hartojë e të shpërndajë buletine informative, si dhe të bëjë reklama e njoftime në median e shkruar dhe audiovizive..
Neni 3
Shkronja c, e pikës 4, të nenit 10, ndryshohet, si më poshtë vijon:
c) për hapjen e çdo salle të re, ku do të zhvillohet veprimtaria, organizatori njofton, paraprakisht, NJMLF-në, për të marrë miratimin dhe për tu pajisur me NIPT-in sekondar, i cili lëshohet për çdo vendndodhje dytësore të biznesit..
Neni 4
Pas pikës 5, të nenit 10, shtohet pika 6, me këtë përmbajtje:
6. Këshilli i Ministrave, me vendim, miraton rregullat, procedurat, afatet dhe specifikimet teknike të mekanizmave të fiskalizimit e të monitorimit të lojërave të fatit..
Neni 5
Në nenin 13 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
a) Shkronja dh, e pikës 1, ndryshohet, si më poshtë vijon:
dh) në rakordim me Drejtorinë e Përgjithshme
të Tatimeve dhe me drejtoritë rajonale të administratës tatimore qendrore,
verifikon shlyerjen e detyrimeve tatimore dhe deklarimet mujore të
organizatorëve, të parashikuara në paragrafin e dytë, të nenit 50, të këtij
ligji..
b) Pas shkronjës dh, të pikës 1, shtohen shkronjat e dhe ë, me këtë
përmbajtje:
e) kontrollon e verifikon deklarimet e bëra
nga organizatorët pranë NJMLF-së, në përputhje me detyrimet për deklarim, të
parashikuara nga ky ligj;
ë) kontrollon dhe verifikon fitimet nga lojërat..
c) Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
2. Shtypja dhe prodhimi i biletave, lëshimi i biletës on-line apo forma të tjera të pranimit të pjesëmarrjes në lojë, nëpërmjet shërbimit të telefonisë celulare, bëhen në përputhje me procedurat, afatet dhe formatet e miratuara me udhëzim të ministrit të Financave, sipas llojit të lojës për të cilën do të përdoren..
Neni 6
Pas shkronjës gj, të pikës 1, të nenit 23, shtohet shkronja h, me këtë përmbajtje:
h) të dorëzojë dokumentacionin që vërteton se ka në pronësi apo në përdorim sipërfaqen në të cilën ushtron veprimtarinë..
Neni 7
Pas shkronjës ë, të pikës 1, të nenit 24, shtohet shkronja f, me këtë përmbajtje:
f) makinat elektronike duhet të jenë në gjuhën shqipe dhe të certifikuara në përputhje me nenin 25, të këtij ligji. Afati i përfundimit të procesit të zëvendësimit të makinave elektronike ekzistuese me ato, që plotësojnë kushtet e parashikuara në këtë shkronjë, miratohet me urdhër të ministrit të Financave..
Neni 8
Në nenin 26 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
2. Licenca e lotarisë kombëtare përfshin:
a) të gjitha lojërat numerike, ku numrat tërhiqen nga një radhë e paracaktuar numrash e në të cilat përcaktohen:
i) loja loto, që është lojë fati, në të
cilën organizatori pranon dhe zhvillon baste për shansin e fitimit të disa
numrave nga një seri e paracaktuar numrash. Numrat fitues përcaktohen me
hedhje publike të shortit. Shuma e përgjithshme e çmimeve të fitueshme ndahet
në disa kategori fitimi, ku brenda secilës kate gori të gjitha fitimet janë të
barabarta.
ii) loja shtesë, që është një lojë
fati, e cila mund të zhvillohet vetëm në lidhje me lojërat e tjera, që lejohen
të organizohen nga i licencuari. Numri fitues për caktohet me hedhje publike të
shortit. Fitojnë ata lojtarë, numri i biletës të së cilëve përputhet plotësisht
ose pjesërisht me numrin fitues. Shuma e përgjithshme e çmimeve të fitueshme
ndahet në disa kategori fitimi. Brenda secilës kategori të gjitha fitimet janë
të barabarta.
b) Lojën keno, që është një lojë fati, në të cilën organizatori pranon dhe zhvillon lojën lidhur me shanset e fitimit të kombinimeve të numrave, ku lojtarët fitojnë nëpërmjet përputhjes së kombinimeve përkatëse të numrave me numrat fitues të përcaktuar.
c) Lojën loto me shifra, që është një lojë fati, në të cilën organizatori pranon dhe zhvillon lojën për shansin e fitimit të një ose më shumë numrave ose simboleve, nga një sasi të për caktuar numrash a simbolesh. Numrat ose simbolet fituese përcaktohen me hedhje publike të shortit. Çmimi fitues individual është një shumëfish i paracaktuar i bastit të vënë në lojë ose shuma e çmimit ndahet në disa kategori fitimi. Të gjitha fitimet e secilës kategori janë të barabarta.
ç) Lotaritë që mund të jenë:
i) lotaritë e çastit, që janë lojëra fati, në të cilat pjesëmarrësi i lojës mund të konstatojë menjëherë nëse ka fituar, duke kontrolluar a është printua