E Diel, 1 Nëntor 2026

Juridiku, fazë tjetër regjistrimesh për vendet vakante në studimet e pjesshme



Pas përfundimit të fazës së dytë të regjistrimeve për studimet e pjesshme pranë Fakultetit Juridik, që ishte dita e djeshme, kanë mbetur sërish vende bosh. Rektorati i Universitetit të Tiranës dhe dekanati i Fakultetit të Drejtësisë kanë shpallur 31 fitues të rinj për studimet e pjesshme, pas çregjistrimit të 60 studentëve që kishin shkelur Ligjin e Arsimit të Lartë, pasi bënin studime paralele në Universitetin e Tiranës. Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Skënder Kaçupi, sqaron se në fazën e parë të regjistrimeve në sistemin me kohë të pjesshme (part-time) aplikuan 21 studentë. Ndërsa në fazën e dytë të regjistrimeve, që nisi ditën e martë, kanë aplikuar 10 studentë. Sipas Kaçupit, vendet e mbetura bosh pas fazës së dytë të regjistrimeve do të plotësohen me kandidatë të tjerë që nuk kanë fituar, dhe vijnë menjëherë pas fituesit të fundit. Dekani i Juridikut pohon se fituesit e rinj janë pranuar mbi bazën e notës mesatare. s

27 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›