Matura, të hënën nis plotësimi i formularëve A1 dhe A1-Z
Ditën e hënë pritet të nisë plotësimi i formularëve A1 dhe A1-Z nga maturantët, të cilët duhen dorëzuar në datën 10 mars. Sipas rregullores së Maturës, plotësimi dhe dorëzimi i formularëve A1 dhe A1-Z fillon më datë 20 shkurt 2009. Për të bërë të mundur plotësimin e tyre sipas afateve, Ministria e Arsimit duhet të miratojë brenda datës 20 shkurt koeficientet e lëndëve me zgjedhje, pa të cilat nuk mund të plotësohen dot formularët. Formulari A1 duhet të plotësohet për t’u regjistruar në Maturën Shtetërore 2009 vetëm nga maturantët e vitit 2009. Kurse formulari A1-Z duhet të plotësohet vetëm nga kandidatët që kanë mbaruar shkollën e mesme para vitit 2009 dhe nuk kanë dhënë provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2006, 2007, 2008. Formulari A1 duhet të plotësohet me shkronja të mëdha (kapitale). Formulari A1 do të konsiderohet i vlefshëm vetëm nëse është plotësuar në mënyrë të saktë dhe të kuptueshme.
27 Shkurt 2009