E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH-i shpall kërkesën për tekste shkollore për vitin 2009-2010



Ministria e Arsimit shpall kërkesën për tekste shkollore për vitin 2009-2010. Ftohen të gjitha shtëpitë botuese të paraqesin variantet e tyre të teksteve që janë në përdorim, me një dhe dy alternativa, si dhe për titujt e teksteve të pabotuara deri tani, për të marrë pjesë në tregun konkurrues, i cili do të funksionojë në përputhje me udhëzimin e ministrit të Arsimit. Secili nga botuesit e interesuar mund të marrë pranë sekretarisë së Komisionit të Miratimit të Teksteve (KMT) në MASH, Paketën Informuese ALTERTEKST 2009, me hollësitë e nevojshme për kushtet dhe kërkesat për të aplikuar. Dorëzimi i teksteve të reja do të bëhet në MASH nga data 20 deri më 27 prill 2009. Për vitin shkollor 2009-2010 përjashtohen nga konkurrimi tekstet shkollore të certifikuara, që janë në përdorim me tri dhe më shumë alternativa. Për këto tekste MASH-i do të rilidhë kontratat me botuesit përkatës pas korrigjimit të vërejtjeve që Komisioni i Miratimit të Teksteve do të ketë për tekste të veçantë.

27 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›