Metalurgjiku, tymi vazhdon...
Këto foto tregojnë vazhdimësinë e punës në metalurgjikun e qytetit të Elbasanit. Kushdo që kalon aty mund të dallojë qartë tymin, shtëllungat ngjyrë “zjarri” që lëshohen nga tubat e këtij kombinati të madh. Fare pranë saj duket qyteti, çatitë e shtëpive dhe ndërtesave.
Ndotja e ajrit në vendin tonë jo vetëm që nuk është reduktuar, por shifrat e monitorimit të fundit të kryera në 6 qytetet kryesore të vendit vazhdojnë të jenë të njëjtat. Ato rezultojnë të jenë trefish mbi normat e lejuara të Bashkimit Europian.
Në raportin e fundit dërguar Ministrisë së Shëndetësisë, departamenti i Mjedisit në ISHP shprehet i shqetësuar për rritjen e lartë të numrit të grimcave respiratore.
“Vëmë re me keqardhje se nuk ka asnjë ndryshim, sidomos në grimcat e respirueshme, të cilat gjenden mbi normat e BE-së, kjo për faj të rrugëve të ndotura”, thuhet në monitorimin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik.
#