Metamorfoza e OMONIA-s, nga poeti Andrea Zarballa tek elektricisti Vasil Bollano
Kryetari i parë i Organizatës Bashkimit Demokratik i Minoritetit Etnik Grek në Shqipëri "OMONIA" është zgjedhur gazetari dhe poeti, Andrea Zarballa, nga Saranda. Mandati i tij ka përfshirë periudhën 1991-‘92 kur ai ishte dhe një nga 5 deputetët eOMONIA-s në parlamentin e parë pluralist shqiptar. Dy mandatet pasardhëse në krye të OMONIA-s i përkasin Sotir Qirjazati, një ish i persekutuar politik i dënuar nga shteti komunist për agjitacion e propagandë politike. Dy mandatet e Qirjazatit vlerësohet si më të vështirët në historinë 17-vjeçare të OMONIA-s, pasi në këtë periudhë marrëdhëniet mesh Tiranës dhe Athinës u ashpërsuan deri në ngrirje për shkak të një zinxhiri ngjarjesh që nisën me incidentin e ndodhur në repartin ushtarak të Peshkëpisë ku një komando ekstremistësh nacionalistë sulmoi me armë ushtarët dhe oficerët e këtij reparti, që vijoi me arrestimin dhe dënimin e 5 krerëve të OMONIA-s, incidentin e dëbimit të priftit grek Kristostomos, e ngjarje të tjera që shkaktuan ngrirjen e marrëdhënieve dypalëshe shqiptaro-greke.
Pas kësaj periudhe që u mbyll me debate të ashpra brenda organizatës për të ripranuar apo jo 5 krerët e OMONIA-s të liruar nga Gjykata e Apelit me kryetar e atëhershëm të saj, Zef Brozin, në krye të OMONIA-s, vjen një tjetër i persekutuar dhe i dënuar politik, Jorgo Labovitjadhi, nga Gjirokastra, por pas vitit 1990 me banim në Athinë. Mandati i zotit Labovitjadhi u shtri në periudhën 1996-1998, periudhë që edhe pse përfshiu brenda saj kaosin politik të vitit 1997, në jetën politike të OMONIA-s nuk ka shumë episode dhe ngjarje për t‘u shënuar. Gjatë këtij mandati tërheq vëmendjen nisja e debatit me krerët e PBDNJ-s për rolin e OMONIA-s në përcaktimin e kandidatëve për deputetë, fakt që e kthehu PBDNJ-në në një faktor politik më kryesor dhe më të përfillur nga Athina zyrtare.
Mandati pasardhës i përket politikanit të ri të minoritetit grek, Vangjel Dule, nga Goranxia e Gjirokastrës dhe gjatë këtij mandati që përfshin periudhën 1998 - 2002, ndodhin ndryshime të mëdha në jetën e OMONIA-s. Ndër ndryshimet më kryesore është unifikimi i postit të kryetarit të OMONIA-s dhe PBDNJ-së me lider zotin Dule, gjë që sikurse u vërtetua më pas, solli zbehjen graduale të rolit të OMONIA dhe forcimin e rolit politik të PBDNJ-së, parti e cila fillimisht me të ndjerin Vasil Melo dhe më pas me Vangjel Dulen u kthye në një parti qeveritare.
Në periudhën 2002 - 2008, vijnë dy mandate të tjera kur në krye të OMONIA-s, vihet pedagogu Jani Jani nga Gjirokastra, një nga 4-5 bashkëpunëtorët më të ngushtë të Dules, lëvizje që pavarësisht se në krye të OMONIA-s, nuk është i njëjti emër Vangjel Dule që drejton PBDNJ, e kthen OMONIA-n thjesht në një organizatë satelit të bindur të partisë së Dules.
Në rrethana krejt të papritura për zotëruesin e dy mandateve "të qeta" Jani Jani, më 10 mars të vitit 2008 në krye të OMONIA-s, vjen kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, ish- elektricist në profesion. Ky zëvendësim i papritur nuk u prit mirë nga pedagogu Jani Jani dhe pavarësisht nga përmbajtja e tij për të reaguar publikisht ndaj "katapultimit" të elektricistit Bollano në krye të OMONIA-s, fakti që ai nuk pranoi ofertat për poste të tjera në parti apo në OMONIA dhe që pas shkarkimit u tërhoq nga të gjitha veprimtaritë politike, flet qartë për qejfmbetjet e tij.
Mandatin aktual të kreut të OMONIA-s e ka në dorë dhe po e konsumon aktualisht kryetari i Bashkisë së Himarës, një figurë krejt e panjohur në themelimin dhe vitet e para të veprimtarisë së saj, por që pas vitit 2000, pra në momentin e kandidimit të parë për postin e kryebashkiakut të Himarës e në vazhdim, një figurë që merr pozicion gjithmonë e më lart në OMONIA. Veprimtaria e tij politike ka qenë mjaft të ekspozuara dhe intensive.
Në rrethana krejt të papritura për zotëruesin e dy mandateve "të qeta" Jani Jani, më 10 mars të vitit 2008 në krye të OMONIA-s, vjen kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano