PBDNJ dhe OMONIA, në krizë në prag të zgjedhjeve parlamentare
Formacioni politik i minoritetit PBDNJ dhe OMONIA po përjetojnë ditët e fundit një tronditje të madhe, kur jemi vetëm pesë muaj përpara zgjedhjeve parlamentare. Përplasjet brenda strukturës së PBDNJ-së kanë tronditur politikisht edhe OMONIA-n duke sjellë pakënaqësi në radhët e minoritetit grek, por duke rrezikuar gjithashtu edhe përçarjen e votave pas 5 muajsh. Largimi nga detyra i nënkryetarit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut tashmë ka marrë formë zyrtare, pasi është firmosur edhe nga Kryeministri Berisha. Në datë 8 janar, ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Anastas Duro, i ka propozuar Kryeministrit shkarkimin nga detyra të Inspektorit të përgjithshëm të Inspektoratit Shtetëror të Punës, Thoma Miço, dhe ka propozuar për emërim, Thoma Melo. Largimi i Miços vjen dy muaj pas ikjes së Kosta Barkës nga Ministria e Punës si pasojë e konfliktit me kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule. Kryeministri Berisha ka firmosur në datë 15 janar propozimin e ministrit të tij, i cili mbështet Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në qeveri. Me firmë të Kryeministrit Berisha, Thoma Melo emërohet në vend të Thoma Miços në krye të Inspektoratit Shtetëror të Punës. Ministri Duro ka bërë me dije edhe arsyet pse ka ndërmarrë këtë akt ndaj vartësit të tij, duke sqaruar se "Miço bëhet pengesë në funksionimin e Komisionit Qendror të Apelimit të gjobave krijuar me urdhër të Ministrit, sipas nenit 7/c me arsyetimin se duhet të vazhdojë të jetë kryetar i këtij komisioni në një kohë që ky pretendim është i paligjshëm, sepse ka konflikt interesash, dhe ai vetëm duhet të propozonte përfaqësuesin e inspektoratit në këtë komision". Thoma Melo është me profesion inxhinier dhe ekonomist financier dhe deri dje ka mbajtur funksionin e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Punës, Tiranë. Nga ana tjetër si kundërpërgjigje, ish-kryeinspektori i Punës, Miço, ka bërë me dije arsyet e largimit të tij duke u vetëdeklaruar i dorëhequr nga detyra, ndërkohë që ka pranuar se urdhri për shkarkimin e tij ka ardhur që prej datës 8 janar. Ai ka theksuar se dorëheqja e tij vjen dhe si pasojë e mosmarrëveshjeve brenda partisë së PBDNJ-së. "Gjithë kjo ka dhe një prapavijë tjetër politike që synon denigrimin politik nga kryetari i kësaj partie, zoti Dule, i cili me kohë ka filluar denigrimin e figurave brenda PBDNJ-së. Unë mund të jem figura e pestë, e gjashtë në radhë", vijoi Miço.
Qëndrim të ashpër disa ditë më parë mbi partinë e Vangjel Dules ka mbajtur edhe a i Lëvizjes për të Drejtat e Njeriut, Ligoraq Karamelo. Ai ka kritikuar punën e Vasil Bollanos dhe Vangjel Dules, të cilët po tentojnë të heqin vëmendjen nga problemet e vërteta. Lëvizja për të Drejtat e Liritë e Njeriut u shpreh kundër çdo aksioni politik të organizatës OMONIA-s dhe PBDNJ-së në dëm të bashkëjetesës së minoritetit grek dhe shqiptarëve. "OMONIA aktuale dhe mënyra se si po funksionon tani e ka mbyllur ciklin e saj. Fakti që po i drejtohet për ndihmë faktorit të jashtëm nuk është zgjidhje, por kërkon acarime", u shpreh Karamelo. Sipas tij, këto probleme bëhen për të hequr vëmendjen nga minoriteti grek. Ai ironizon risjelljen në vëmendje të Vorio-Epirit të cilën e quan një çështje të kaluar tashmë. "Risjellja në skenë e këtyre koncepteve jo vetëm që s‘ka asgjë pozitive, por acaron dhe krijon arshivizma të kohës së kaluar", tha ai. Sipas Karamelos, OMONIA duhet të kthehet në një organizatë gjithëpërfshirëse dhe jo si një organizatë e ndërtuar mbi interesat personale të drejtuesve aktualë.