E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndahet nga jeta regjisori i njohur Ibrahim Mucaj

TIRANE- Ndahet nga jeta në moshën 65 vjecare regjisori i njohur i kinematografisë shqiptare Ibrahim Mucaj. Muca ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Tiranë pas një ataku kardiak. Shumë filma të njohur të kinematografisë shqiptare mbajnë firmën e regjisorit të njohur Mucaj si “Liri a vdekje”, “Apasionata”, ”Duaje emrin tend“, “Dimri i fundit”, “Tokë e përgjakur“,“Nusja dhe shtetrrethimi”. Një pjesë të filmave Mucaj i ka realizuar së bashku me regjisorin tjetër Kristaq Mitro. Ibrahim Mucaj lindi në 8 dhjetor të vitit 1944 në Vlorë.(e.n/BalkanWeb) 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›