E Shtunë, 31 Tetor 2026

Metrologjia shkel ligjin për kontrollin e cilësisë së satëve të OSSH

OSSH dhe Metrologjia, shkelin ligjin për kalibrimin e matësve të energjisë

Gazeta SOT, duke mbështetur shqetësimin e qytetarëve, ka denoncuar në vijimësi veprimet antiligjore dhe korruptive të OSSH në bashkëpunim me ministrin e Energjetikës dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë, treshe e cila po vjedh qytetarët në mënyrë sistematike me anë të matësve të energjisë elektrike. Për të kuptuar skemën e vjedhjes

duhet ti referohemi ligjit për detyrat dhe funksionim e metrologjisë dhe rolit që ka ajo për sigurinë teknike të matësve të energjisë. Dy ditë më parë, vetë Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë deklaroi se OSSH, brenda një afati kohor të përcaktuar me ligj, sjellë te DPM disa matës kampion për ti certifikuar teknikisht, mandej, në bazë të këtij rezultati përcaktohet edhe gjendja sahatëve të të gjithave familjeve shqiptare. Pra, matësit e energjisë dhe verifikimi i tyre është një monopol që i përket vetëm Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, ose e një pakti midis OSSH, Priftit dhe metrologjisë. Po çfarë thotë ligji për metrologjinë? Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë e Përgjithshme e Metrologjisë është organ shtetëror dhe në varësi të Ministrisë së Energjetikës. Ajo mbron interesat e konsumatorëve dhe ushtron kontrollin metrologjik ligjor. DPM verifikon dhe kontrollon të gjitha instrumentet matëse duke filluar qysh te peshoret e shitësve ambulant, matësit elektrik e deri tek karburantet. DPM verifikon në mënyrë të befasishme dhe të papritur të gjitha instrumentet matëse të të gjithë kompanive shtetërore apo private qofshin. Përveç legjislacionin tonë, ky është një detyrim që kërkohet edhe nga Bashkimi Evropian.

Vendi i verifikimit
Neni 27 i ligjit nr. 9875 për Metrologjinë, parashikon që DPM ose një person juridik i autorizuar prej saj të kryejë verifikimin e instrumenteve matëse në kushtet e veta dhe në vendet e verifikimit. Me vend verifikimi kuptohet vendi jashtë kushteve të DPM, pra e thënë më shkoqur inspektorët e DPM mund dhe duhet të shkojnë të kontrollojnë matësit e energjisë elektrike në shtëpitë e qytetarëve. Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë ose një person juridik i autorizuar kryen verifikimin e instrumentit matës ligjërisht të kontrolluar në vendet ku janë vendosur, ndërfutur apo instaluar instrumentet matëse, për shkak të konstruktit të tyre mund të dëmtohen apo thyhen gjatë transportit, citohet në pikën 3 të nenit 27. Por në realitet as që mund të imagjinohet zbatimi i këtij ligji. Pra, në vend që DPM të ushtrojë kontrolle mbi sahatet me të cilët OSSH vjedh qytetarë, ka ndodhur e kundërta OSSH çon vetë sahatet që i teket tek laboratori i DPM.

Inspektimi metrologjik
Inspektimi metrologjik është një nga detyrat më themelore të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë. Inspektimi metrologjik organizohet dhe kryhet nga punonjësit e Drejtorisë së Inspektimit Metrologjik, Në rast shkeljesh DIM merr masat shtrënguese që merr shteti në fushën e metrologjisë me qëllim mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe përfshin kontrollin për zbatimin e ligjshmërisë për përdorimin dhe saktësinë e instrumenteve matëse ligjërisht të kontrolluara në përdorim dhe kontrollin për saktësi të matjeve të produkteve të paketuara në prodhim, shpërndarje dhe tregtim. Subjekt kryesor i inspektimit janë: produktet e parapaketuara kudo që ndodhen, pikat e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve, prodhimi dhe tregtimi i bukës, kontrolli i pikave të mbushjes dhe të tregtimit të gazit të lëngët, instrumentet matës ligjërisht të kontrolluar që përdoren, etj. Inspektimi metrologjik ushtrohet në çdo kohë, pa asnjë paralajmërim ndaj subjektit që inspektohet dhe iniciohet përveç planifikimit dhe nga informacione dhe ankesa të qytetareve, të firmave


Abuzimi
Vjedhja e qytetarëve nga OSSH bëhet me anë të faturave të fryra të energjisë. Por, kjo realizohet gjithmonë nëpërmjet matësit. Së pari asnjë qytetar nuk e shikon matësin e tij, pasi ai është i mbyllur në katin e parë të pallatit dhe çelësin e mban faturuesi. Sahatët gjithashtu janë monopol i OSSH dhe askush nuk k atë drejtë të ushtrohet kontroll mbi të. Sipas faturistëve, të gjitha pasqyrave mujore u është hequr vizë dhe në vend të tyre janë shtuar sasitë e kërkuara nga OSSH, për të plotësuar shumën e kërkuar të parave që duhet të paguajnë familjet shqiptare. Kur një lagje e tërë proteston kundër faturave, atëherë OSSH e heq faturuesin duke e zëvendësuar me një hajdut të tjetër, ndërkohë të parin e çon në një lagje një zonë që nuk e njohin. Ankesat e qytetarëve gjithashtu nuk pranohen nga zyrat e ankesave të OSSH. Nëse fatura paguhet disa ditë me vonese, atëherë përveç gjobave, konsumatorit mund ti ndërpritet edhe energjia. Pra, vjedhja është perfeksionuar. Përmasa e kësaj grabitjeje, verifikuar, dëshmuar dhe paguar nga çdo kryefamiljar shqiptar, biznes i vogël e i madh, konsumatorë të tjerë publik, përbën një provë të qartë e të fortë për një veprim të qëllimtë e përfitues.

Reagimi i metrologjisë
E pyetur mbi proceduarat e verifikimit të matësve, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë është shprehur se procesi i kolaudimit të matësve nga OSSH është vetëm një akt formal, pasi matësit i zgjedh vetë OSSH, mbi rezultati i të cilëve përcakton e gjendjen teknike të të gjithë matësve të qytetarëve. DPM një institucion shtetëror, që merret me ruajtjen ruajtja e etaloneve kombëtare të njësive të matjes, kalibrime dhe verifikime të instrumenteve matës, si dhe inspektim të zbatimit të ligjshmërisë ndaj shkeljeve në fushën e matjeve. Në rastin e OSSH, e cila më shumë se 75 % është një kompani me karakter privat, DMP ndjek një procedurë tillë: OSSH ka për detyrë të sjellë në laboratorin tonë disa kampionë matësish elektrik, të cilët ne i verifikojmë. Vlen të saktësojmë se matësit e energjisë elektrike i përzgjedh vetë OSSH, ndërsa ne vetëm japim përgjigjen e sigurisë teknike, thekson Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë.


Verifikimi fillestar dhe periodik i instrumentit matës nga metrologjia
Neni 25, pika 2, i ligjit i ligjit nr. 9875 për Metrologjinë, parashikon që verifikimi fillestar i instrumentit matës ligjërisht të kontrolluar është përgjegjësi e furnitorit. Verifikimi fillestar ka të bëjë me kontrollin e instrumentit matës të ri ose të riparuar dhe vërtetimin e përputhshmërisë së tij me tipin e miratuar. Ky instrument matës ligjërisht i kontrolluar certifikohet me shenjën e verifikimit fillestar. Sipas kësaj pike, kur instrumenti matës i nënshtrohet verifikimit fillestar, kontrolli duhet të përcaktojë nëse instrumenti i përket një kategorie të përjashtuar nga tipi i miratuar dhe, në këtë rast, nëse përmbush kërkesat teknike dhe funksionale dhe në rast se instrumenti matës është i tipit të miratuar dhe në përputhje me të. Instrumentet matëse, që janë hedhur në treg, i nënshtrohen verifikimit fillestar, kur përdoren në metrologjinë ligjore. Në rastin e shqetësimit të qytetarëve, instrumentet matëse nuk i janë nënshtruar asnjë verifikim, përveç disa kampionëve që i ka dërguar vetë OSSH. Neni 26 thekson se verifikimi periodik i instrumenteve matëse bëhet në intervale verifikimi të përshkruara për tipe të ndryshme instrumentesh matëse. Verifikimi periodik i instrumenteve matëse është përgjegjësi ligjore e përdoruesit/pronarit të tij. Verifikimi periodik i instrumenteve matëse, si matësit e ujit të ngrohtë apo të ftohtë, matësit e energjisë elektrike dhe të gazit janë përgjegjësi ligjore e personave juridikë apo fizikë, që shesin ujin e ftohtë apo të ngrohtë, gazin dhe energjinë elektrike. Verifikimi jashtë radhe i instrumenteve matëse kryhet kur ky instrument nuk ka qenë në përdorim për prishje apo defekte të tjera teknike ose nuk është verifikuar brenda periudhës së përshkruar të verifikimit, parashikon neni 26. Ndërsa neni 30 i po këtij ligji thekson se për verifikimin e instrumenteve matëse ligjërisht të kontrolluara duhet të përdoren vetëm etalone matjeje të kalibruara, që kanë certifikatë kalibrimi të vlefshme dhe materiale

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›